• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qeveria rishikon buxhetin, 4 miliardë lekë garanci sovrane për fasonët

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Qeveria rishikon buxhetin, 4 miliardë lekë garanci sovrane për fasonët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pa mbushur dy muaj nga hyrja në fuqi e buxhetit 2024, qeveria ka rishikuar me akt normativ draftin më të rëndësishëm të financave publike. Ministri i Financave, Ervin Mete ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se nëpërmjet ndërhyrjes së buxhetl, synohet të ndihmohet sektori fason, me Instrumentin e Garancisë së re Shtetërore prej 4 miliardë lekësh, në mënyrë që ky sektor të përballojë efektet e goditjeve, të përmirësojë proceset teknologjike dhe të rrisë më tej produktivitetin.

“Përmes këtij Akti Normativ po mbështesim një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve të ardhurave si pasojë e faktorëve të jashtëm. Ky instrument synon mbështetjen e këtij sektori nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë”, u shpreh Ministri.



Ministri Mete informoi se Ministria e Financave ka rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat projektohen në rreth 687 miliardë lekë ose 28.2% e Produktit të Brendshëm Bruto, ndërsa në nivelin makro do të vijohet konsolidimi fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik dhe një deficit më të ulët sesa projeksioni fillestar i buxhetit të këtij viti.

Ministri tha se Akti Normativ parashikon reflektimin në buxhet të riorganizimit të ministrive sipas fushave të reja të përgjegjësisë, ashtu sikurse riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së Qeverisë për këtë sektor.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Financave risolli edhe njëherë në vëmendje faktin se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe u shpreh më tej se, në mbyllje të vitit buxhetor 2023, rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që pritet të jetë i tillë edhe gjatë vitit 2024.

“Niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, ose mbi 6 miliardë euro, me një rritje prej 12.3% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të deritanishme.  Gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë”, u shpreh Ministri Mete.

Duke iu referuar shifrave, Ministri tha se borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel ky më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010, ndërsa balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozicion pozitiv dhe deficiti buxhetor shënoi nivelin prej 1.4% të PBB-së.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bashkia e Tiranës, 1.2 milionë euro për korsi të dedikuara për autobusë dhe rehabilitimin e stacioneve. Ja rrugët ku do të ndërhyhet

Para

Aforizma për paranë, varfërinë, dhe jetën

Para
Aforizma për paranë, varfërinë, dhe jetën

Aforizma për paranë, varfërinë, dhe jetën

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar