• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Muzika, leximi, ushtrimet… rrisin nivelin e inteligjencës

nga Fast News
1 year më parë
në Lifestyle
0
Muzika, leximi, ushtrimet… rrisin nivelin e inteligjencës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për një kohë të gjatë është besuar se ne lindim me një nivel të caktuar inteligjence të cilën nuk mund ta ndryshojmë dot. Shkencëtarët kanë provuar të kundërtën. Ne mund ta rrisim nivelin tonë të inteligjencës nëpërmjet mësimit të aftësive të reja. Duke mësuar sjellje të reja, truri punon më shpejt dhe më mirë.

Ja disa nga sjelljet që ju ndihmojnë të bëheni më të zgjuar:



  1. Luani një instrument muzikor

Të luani në një vegël muzikore ju ndihmon  me aftësinë tuaj krijuese, analitike, linguistike, matematikore dhe shumë të tjera. Luajtja në një instrument muzikor ndihmon në zhvillimin e ”Corpus Callosum” që lidh dy hemisferat e trurit duke krijuar lidhje të reja. Kjo ndihmon në memorie, aftësitë vendimmarrëse, zgjidhjen e problemeve dhe në mirëfunksionimin e trurit.

  1. Lexoni

Të mirat e leximit ngjasojnë me ato të luajtjes me një vegël muzikore. Leximi i një libri të mirë ul nivelin e stresit dhe rrit ndjenjën e të qenit mirë me veten tuaj. Leximi ndihmon në zgjidhjen e problemeve, kuptimin e proceseve dhe bashkëpunimin me njerëzit e tjerë. Kjo përkthehet në aftësi më të mira drejtimi në punën tuaj.

  1. Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimet e rregullta ndihmojnë trurin tuaj në prodhimin  e një proteine të quajtur BDNF. Kjo proteinë ndihmon memorien, përqendrimin dhe procesin e të mësuarit. Disa shkencëtarë mendojnë se të qëndruarit ulur sjell efekte të kundërta.

  1. Mësoni një gjuhë të re

Mësimi i një gjuhe të re ndihmon në përmirësimin e memories. Studimet kanë treguar se mësimi i një gjuhe të re ndihmon trurin tuaj të punojë më mirë. Këtu përfshihen proceset e vendimmarrjes dhe të zgjidhjes së problemeve. Mësimi i një gjuhe të re ndoshta mund të jetë çelësi i duhur që do ta çojë nivelin tuaj të inteligjencës në nivel tjetër.

  1. Meditoni

Në vitin 1992, Dalai Lama ftoi shkencëtarin Richard Davidson të studionte valët e trurit të tij gjatë meditimit. Pyetja ishte a mund të gjenerojmë valë të ndryshme truri sipas vullnetit tonë. Kur Dalai Lama dhe murgjit e tij u futën në një meditim paqeje, valët e trurit të tyre ndryshuan dhe treguan një tru  që funksiononte në harmoni të plotë.

Meditimi ka tërhequr shumë njerëz kohët e fundit për shkak se ky studim na tregon që mund të marrim kontroll të plotë mbi trurin tonë. Imagjinoni të jeni më besimplotë para një negocimi apo të rrisni mirëqenien tuaj përmes këtij procesi. Sipërmarrësit po i afrohen dhe duan të dinë më shumë për meditimin, pasi e shikojnë si një mjet që mund të zhvillojë kapacitet e tyre.

Etiketa: aktualitet
Pas

Punësimi në sektorin bankar arriti nivelin më të lartë historik në 2023

Para

Kakao arrin çmim rekord. Ja sa do shkojë çmimi i çokollatave këtë vit

Para
Kakao arrin çmim rekord. Ja sa do shkojë çmimi i çokollatave këtë vit

Kakao arrin çmim rekord. Ja sa do shkojë çmimi i çokollatave këtë vit

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar