Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kontradikta e qeverisë/ Mbi 1700 punësime të reja, teksa shpall prioritet digjitalizimin dhe Inteligjencën Artificiale

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Kontradikta e qeverisë/ Mbi 1700 punësime të reja, teksa shpall prioritet digjitalizimin dhe Inteligjencën Artificiale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria pritet të punësojë 1177 persona në administratë gjatë këtij viti. Departamenti i Administratës Publike (DAP) ka njoftuar plotësimin e vendeve vakante në një sërë institucionesh.

Pjesa më e madhe e atyre që do të punësohen do të jenë nëpunës të thjeshtë, ndjekur nga drejtuesit e kategorisë së ulët dhe ata të mesëm.

“Departamenti i Administratës Publike do të shpallë përgjatë vitit 2024, vendet vakante të ndara në kategoritë si më poshtë: Për kategorinë ekzekutive (868) ; Për kategorinë e ulët drejtuese (217) ;Për kategorinë e mesme drejtuese (92). Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil renditen dhe fushat përkatëse për të cilat administrata do të ketë nevojë gjatë këtij viti: Shkenca ekonomike; juridike; shoqërore; sociale; mjekësore; inxhinierike; ekzakte; edukimi; mjedisore ose të tjera të përshtatshme; biologjike dhe të ngjashme me to; Audit i brendshëm; Histori-filologji; Veterinari; Agronomi; Zootekni; Mbrojtje bimësh; Kimi; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë”, theksohet në publikimin e DAP.

I njëjti vendim qeverie rendit edhe institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2022 ku bëjnë pjesë :kryeministria dhe institucionet në varësi të saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sistemi i ministrisë së Brendshme, sistemi i ministrisë së Mbrojtjes, sistemi i ministrisë së Financave, sistemi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sistemi i ministrisë së Drejtësisë, sistemi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sistemi i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sistemi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, sistemi i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sistemi i ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Departamenti i Administratës Publike ka shpjeguar edhe mënyrë sesi personat e interesuar për këto vende vakante mund të aplikojnë sa herë që ka një shpallje me interes për ta.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Për të aplikuar në shpalljet që publikon DAP në faqen zyrtare, www.dap.gov.al, kandidatët duhet të krijojnë fillimisht profilin e tyre online me dokumentet e nevojshme e më pas të aplikojnë në shpallje për të cilat kanë interes dhe që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe ato të posaçme”, theksohet në njoftimin për shtyp.

Shpallja e 1177 punësimeve të reja në administratë tregon kontradiktën e fortë të qeverisë me punësimet. Ndërsa ka shpallur si prioritet digjitalizimin dhe së fundmi, edhe përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në ofrimin e shërbimeve publike, qeveria rrit edhe numrin e punonjësve në institucionet e saj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Blinken mbërrin sot në Tiranë, zbardhen 2 marrëveshje që do të nënshkruhen

Para

Përditësimi i ri i WhatsApp do të ndryshojë rrënjësisht shkëmbimin e mesazheve

Para
Përditësimi i ri i WhatsApp do të ndryshojë rrënjësisht shkëmbimin e mesazheve

Përditësimi i ri i WhatsApp do të ndryshojë rrënjësisht shkëmbimin e mesazheve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Negociatat dhe kërkimi shkencor

Lufta në Iran, bursat, nafta dhe ari me Bitcoin-in

nga ro ot
10:55 | 07/03/2026
0

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

nga Fast News
17:48 | 06/03/2026
0

Euro prek minimumin e ri historik, zbret në 95 lekë

Euro prek minimumin e ri historik, zbret në 95 lekë

nga Fast News
17:44 | 06/03/2026
0

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

nga Fast News
11:00 | 06/03/2026
0

Recent News

Negociatat dhe kërkimi shkencor

Lufta në Iran, bursat, nafta dhe ari me Bitcoin-in

10:55 | 07/03/2026
“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

17:48 | 06/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora