• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Dy vite pas, si e ndikoi lufta Shqipërinë? Konflikti “preku” importet me Rusinë, bie ndjeshëm pesha e tyre

nga Fast News
2 years më parë
në Bota
0
Dy vite pas, si e ndikoi lufta Shqipërinë? Konflikti “preku” importet me Rusinë, bie ndjeshëm pesha e tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar dy vite nga lufta në Ukrainë dhe Shqipëria si pjesë e Europës nuk ka qenë e imunizuar nga ndikimi që kanë pasur këto ngjarje. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është konsideruar jo vetëm si rrezik dhe cënim i rendit juridik europian, por efektet e saj janë shtrirë akoma dhe më gjerë duke prekur ekonomitë e vendeve.

Pesha e Ukrainës dhe Rusisë në furnizimin me ushqime të Europës, por jo vetëm, është shumë e lartë. Për këtë arsye, zgjatja e konfliktit ka sjellë vështirësi në tregjet europiane dhe patjetër ka ndikuar tek konsumatori dhe çmimet, gjë që është vënë re edhe në nivelin e inflacionit në vendin tonë. Por si ka ndikuar kjo luftë në Shqipëri?





“Scan Intel” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme për të kuptuar se si ka ndryshuar pesha e importeve për të dy vendet dhe si janë pozicionuar në hartën tonë të tregtisë që nga viti 2005 deri në vitin 2023.

Ajo që vihet re nga të dhënat e përpunuara është përgjysmimi i peshës së Rusisë në importe në vitin 2023. Sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” pesha e Rusisë në totalin e importeve në vitin 2021 ishte 1.9%, ndërkohë që në vitin 2022 kjo peshë ra në 1.1%. Përpara luftës, flitej për rreth 15 miliardë lekë importe në vitin 2021, ndërsa në vitin 2022 kjo shifër preku vlerën e rreth 11 miliardë lekë, pra 4 miliardë lekë më pak.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 pesha e Rusisë në tortën e importeve me Shqipërinë u vlerësua në 0.5%, ose rreth 4.4 miliardë lekë në vlerë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2005 për të cilin INSTAT disponon të dhënat e fundit. Viti 2008 regjistron nivelin më të lartë të importeve të Shqipërisë me Rusinë me një peshë të saj ndaj totalit në 4.4%.

Sa i përket Ukrainës ndërkohë, shohim se edhe këtu ka një luhatje të peshës ndaj importeve në Shqipëri, por më të lehtë. Shifra regjistrohet pranë 0.5% gjatë vitit 2023, nga 0.4% në vitin 2022. Ndërkohë, sipas të dhënave, në vitin 2020 pesha e Ukrainës në totalin e importeve ishte 0.7%, ndërsa në vitin 2021 në 0.5%. Në terma absolutë ndërkohë, pas luftës, pra në vitin 2022, Ukraina numëron 4.1 miliardë lekë importe në Shqipëri, ndërkohë në vitin 2023 janë rreth 4.3 miliardë, dukë shënuar një rritje të lehtë./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Apple: Mos e thani iPhone-in tuaj në një qese me oriz

Para

Në biznes, shpërblehen ata që rrezikojnë

Para
Në biznes, shpërblehen ata që rrezikojnë

Në biznes, shpërblehen ata që rrezikojnë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

nga Fast News
15:12 | 07/09/2025
0

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

nga Fast News
14:59 | 07/09/2025
0

Vendi më i shenjtë në botë që po kthehet në resort, zhvarrosen dhe eshtrat e vendasve për një parking

Vendi më i shenjtë në botë që po kthehet në resort, zhvarrosen dhe eshtrat e vendasve për një parking

nga Fast News
14:56 | 07/09/2025
0

Bëhuni shef i vetvetes

Bëhuni shef i vetvetes

nga Fast News
14:20 | 07/09/2025
0

Recent News

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

15:12 | 07/09/2025
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

14:59 | 07/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar