• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Deri në 9 milionë lekë, ministrja Ibrahimaj tregon hapat për të përfituar nga nisma e “start up”-eve

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Deri në 9 milionë lekë, ministrja Ibrahimaj tregon hapat për të përfituar nga nisma e “start up”-eve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aurora Sulce: Zonja ministre, ju falënderoj për këtë intervistë në A2 Business.

Delina Ibrahimaj: Mirëserdhët në Shtëpinë e Biznesit.



Ju gjejmë në Shtëpinë e Biznesi. Ka ndryshuar filozofia sesi po operoni me sipërmarrjen, për ta pasur më afër, duke nisur edhe nga ambient.

Fillon me ndryshimin e emrit në rradhë të parë. Nga ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes tani kemi një ministër për sipërmarrjen dhe Klimën e biznesit. Që nga emri kuptohet që roli im është që të punoj me sipërmarrjen dhe të jem zëri i sipërmarrjes në tryezën e qeverisë.

Unë kam vite që jam në pozicione që merrem me sipërmarrjen dhe ne e kemi parë atë si partnerin tonë kryesor, pasi në cdo biznes shteti është aksioner. Ka interes shteti që sipërmarrja të zhvillohet, të lehtësohet në procesin e punës së përditshme. Filozofia është të dëgjohet zëri i sipërmarrjes, ekspertiza që sipërmarrja ka, të përthithet nga qeveria në të mirë të ekonomisë.

Delina Ibrahimaj, ministre Shteti per Sipermarjen dhe Klimen e Biznesit

Start up-et janë shumë të rëndësishme. Ju keni hapur thirrjen. Cfarë synoni?

Start up-et janë një element i rëndësishëm i vizionit tonë për zhvillimin e sipërmarrjes. Ne besojmë që në mënyrë që të mbajmë ritmet e rritjes ekonomike dhe të përballojmë sfidat e ekonomisë duhet të rritemi në sektorët që kanë më shumë nevojë për inovacion. Start up-et janë ai komponent i sipërmarrjes që mund të rrisin produktivitetin. Qeveria ka ndërmarrë vitin e kaluar një analizë sektoriale për ata sektorë që kanë nevojë për inovacion, ku janë identifikuar sektorët që kanë sfida dhe potencial të lartë për kontribut në zhvillimin e vendit.

Duke financuar start up-et, ne urojmë që të na vijnë ide, të cilat kontribuojnë në zgjidhje të problematikave në sektorët që shërbejnë në rritjen ekonomike. Tani roli i shtetit duhet të jetë si katalizator i inovacionit në sipërmarrje. Thirrja bazohet në një strategji, e cila nga java e ardhshme do të jetë për konsultim publik. Ne do të financojmë deri në vlerën 1,5 milionë lekë idetë, të rinjtë që kanë një ide, që nuk është e nevojshme të kenë themeluar një biznes, e cila ka potencial për të gjeneruar të ardhura.

Ne do të japim një fond prej 4,5 milionë lekësh për ato start up-e, të cilat kanë një vit që operojnë, që kanë një ide për të krijuar një prototip, i cili ka potencial zhvillimi. Do të japim për kategorinë e start up-eve që kanë disa vite që operojnë, por kanë nevojë për komercializim të produktit të tyre, do të japim një vlerë deri në 9 milionë lekë. Ne duam të financojmë edhe start up-e që janë në proces pune dhe kanë potencial të lartë, veç atyre që janë në fazat e para. Nuk do të mbarojë me kaq, ne do të sigurohemi që do të garantojmë nga një mentor për çdo start up, nga Shqipëria, por edhe jashtë vendit, të cilët mund të japin ide dhe ndihmesë për të përmirësuar në zbatimin e projektit. Start up do të montirohen në cdo komponent të projektit dhe do të përpiqemi që të gjejmë financime të mëtejshme për këto start up-e në forma të ndryshme, në mënyrë që të mos ndalojë ideja me përfundimin e projektit të grantit.

Por cilat janë kriteret për përzgjedhjen e start up-eve fituese?

Ka pasur shumë interes. Ka një program komunikimi, por edhe infrastruktura është ngritur. Në një aplikacion online, çdokush ka mundësinë që të kërkojë një takim individual ku mund të marrë përgjigje për të gjitha pikëpyetjet e tij. Ne synojmë të tërheqim pjesën akademike, studentët e doktoraturave, të masterave, por edhe pedagogët. Për pjesën e parë të komunikimit, gjykuam të merreshim me informim. Aplikimi do të jetë i hapur për 30 ditë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Akti Normativ/ 9.88 mld lekë për portin e ri tregtar në Porto Romano

Para

Ku në Europë janë njerëzit më të arsimuar financiarisht?

Para
Ku në Europë janë njerëzit më të arsimuar financiarisht?

Ku në Europë janë njerëzit më të arsimuar financiarisht?

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar