• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Akti Normativ/ 9.88 mld lekë për portin e ri tregtar në Porto Romano

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Akti Normativ/ 9.88 mld lekë për portin e ri tregtar në Porto Romano
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të buxhetit 2024. Përmes Aktit Normativ të miratuar në qeveri të mërkurën, për këtë vepër portuale janë akorduar 9.88 mld lekë, sipas kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ashtu, parashikohet mbështetje buxhetore me 14.7 mld lekë për secalin nga vitet 2025 dhe 2026. Në buxhetin fillestar financimi ishte parashikuar në vlerën e 50 mln lekëve, ndërsa 8.66 mld lekë të tjera parashikohej të siguroheshin nga financimi i huaj.

Ndërkaq, sipas relacionit shoqërues të Aktit Normativ në Kuvend, argumentet në mbështetje të këtij ndryshimi lidhen kryesisht me rëndësinë strategjike të projektit madhor i cili përmbush standardet ndërkombëtare, teknologjikisht të përparuara dhe ekologjike, të cilat do të garantojnë plotësimin e kërkesave të Shqipërisë dhe vendeve të Rajonit sa i takon transportit detar.

Sipas relacionit, Porti i ri në Porto Romano do të krijojë një hapësirë logjistike, që do të shërbejë si qendër për rritjen e mëtejshme ekonomike për zonën Tiranë-Durrës dhe trajtimin e ngarkesave tranzit në port.

Po ashtu, sipas relacionit, ai do të vendosë Shqipërinë si nyje në rrjetet infrastrukturore rajonale, duke sjellë rritje dhe përmirësime në aspektin e zhvillimit ekonomik e social të vendit. Ndaj, financimi me mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore siguron përshpejtimin e procedurave të domosdoshme për fillimin dhe avancimin e punimeve.

Në total, buxheti për transportin detar, parashikohet në 10.04 mld lekë, nga 8.81 mld lekë që ishte në ligjin fillestar. Ndryshime në financim nuk kanë pësuar vetëm shpenzimet korrente, ku përfshihen pagat e punonjësve./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Ekonomia në pak duar, rritja përjashtuese e Shqipërisë

Para

Deri në 9 milionë lekë, ministrja Ibrahimaj tregon hapat për të përfituar nga nisma e “start up”-eve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

nga Fast News
11:44 | 26/11/2025
0

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

nga Fast News
11:42 | 26/11/2025
0

Borxhet po grumbullohen, një e katërta e europianëve nuk i paguajnë faturat në kohë

Borxhet po grumbullohen, një e katërta e europianëve nuk i paguajnë faturat në kohë

nga Fast News
11:39 | 26/11/2025
0

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

Eksperti apelon: Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara

nga Fast News
17:55 | 25/11/2025
0

Recent News

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

11:44 | 26/11/2025
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

11:42 | 26/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar