• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Viti 2024 mund të jetë vit me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Viti 2024 mund të jetë vit me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kur do të rritet temperatura mesatare vjetore globale me më shumë se 1.5°C mbi nivelet para-industriale për herë të parë?

Ka pasur ditë individuale kur temperatura mesatare globale e ka tejkaluar atë prag, por deri më tani, asnjë vit i vetëm nuk ka qenë mesatarisht kaq i nxehtë në përgjithësi.



Kjo mund të ndryshojë në vitin 2024, kur rritja e qëndrueshme shekullore e temperaturave, e nxitur nga emetimet e gazrave serrë, sinkronizohet me një model natyror ciklik të ngrohjes për herë të parë në gati një dekadë.

2024 mund të jetë edhe më nxehtë se viti 2023 që na befasoi sa u përket temperaturave dhe përpos këtij fakti, gjatë vitit që lamë pas, kemi dëshmuar ngjarje të klimës ekstreme dhe shpeshherë fatale, në të gjithë botën.

“Nëse gjërat ndjekin modelin normal, 2024 duhet të jetë pak më nxehtë se 2023. Por ‘modeli normal’ mund të mos ekzistojë më,” tha Andrew Dessler, një shkencëtar i klimës në Universitetin e Texas A&M, raporton The Economist.

“Sidoqoftë, pa dyshim do të jetë një nga vitet më të nxehta në regjistrat botërore.”

Kombinimi i ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu nga djegia e karburanteve fosile për energji, së bashku me shkatërrimin e pyjeve, plus faktorë tjerë si një El Niño i ngjarë natyror, kanë ngritur nxehtësinë rekord të vitit 2023, duke stuajtur shumë në komunitetin shkencor.

Fatkeqësitë nga përmbytjet fatale në Libi dhe Greqi deri te temperaturat globale mesatare që nuk janë parë ndonjëherë më parë, së bashku me nxehtësinë rekord të oqeaneve, janë ngjarje që kanë ndikuar drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike.

Kjo ka çuar në një debat mes disa shkencëtarëve të klimës lidhur me shpejtësinë e ngrohjes globale, e cila nisi të përshpejtohet në vitin 1970.

Kjo do të sugjerojë se 2024 ka një shans të mirë për të qenë më nxehtë se 2023, pasi fenomeni El Niño vazhdon të jetë më i ndikueshëm përgjatë pjesës së parë të vitit 2024. El Niño është një ngjarje natyrore që ndodh në oqeanin Paqësor. Ajo përfshin ngrohjen e temperaturave të ujit në sipërfaqen e oqeanit në zonën qendrore të Paqësorit.

Ky rritje e temperaturës ndikon në modelet e motit globale dhe shkakton ndryshime në klimën e botës. El Niño shpesh shoqërohet me reshje intensive dhe ngjarje të tjera të motit ekstrem në disa vende.

Po në Shqipëri? Dr. Ani Bajrami, biologe shpjegon për Monitor se, është e vështirë të japim një prognozë të saktë duke marrë parasysh se klima është një sistem i kompleksuar dhe shumë faktorë ndikojnë në kushtet klimatike vjetore. Megjithatë, sipas saj, ndryshimet klimatike globale janë shoqëruar me rritjen e temperaturave mesatare të planetit.

Në disa raste, këto ndryshime mund të sjellin periudha më të nxehta në shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë. Një nga faktorët që mund të ndikojnë në klimën e një zone është edhe fenomeni i El Niño ose La Niña, përfundon ajo./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Përfundon 65% e punimeve, Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar. Kreu i ARRSH: Gati për sezonin turistik

Para

6 strategji marketingu në Instagram për bizneset e vogla

Para
6 strategji marketingu në Instagram për bizneset e vogla

6 strategji marketingu në Instagram për bizneset e vogla

Të Gjitha

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

nga Fast News
08:30 | 13/05/2025
0

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

nga Fast News
08:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

09:30 | 13/05/2025
Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

09:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar