• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Protestat kundër euros/ Në mes të janarit eksportuesit zbresin në shesh me punonjësit

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Protestat kundër euros/ Në mes të janarit eksportuesit zbresin në shesh me punonjësit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Eksportuesit parashikojnë ta bëjnë realitet paralajmërimin e tyre për protesta në mesin e janarit. Së bashku me punonjësit, bizneset do të protestojnë përpara kryeministrisë, për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhen, të shkaktuar kryesisht nga zhvlerësimi i fortë i euros, monedhë në të cilën realizojnë të gjithë aktivitetin e tyre.

Por nuk është vetëm kursi i këmbimit. Eksportuesit rendisin edhe faktorë të tjerë, si mungesa e fuqisë punëtore, mungesa e laboratorëve të akredituar për cilësinë, por dhe granteve e subvencioneve sipas eksportueseve po I shtyjnë kompanitë e tyre drejt falimentimit.

“Ne do t’i paralajmërojmë për një protestë do të organizohet me punonjësit, grumbulluesit, fermerët tanë dhe fasonët”, shprehet Filip Gjoka, kryetar i Shoqatës së Bimëve Medicinale.

Teksa në harkun e një viti, monedha europiane është zhvlerësuar me 13,5%, ndërsa rënia e dollarit në raport me vjet arrin në 15%, eksportuesit deklarojnë se nuk u ndihmuan nga qeveria as me politika lehtësuese fiskale për këtë pjesë.

“Shumë shtete që janë ndodhur në këtë katrahurë kanë ndërhyrë me forma e politika fiskale për ti mbajtur në këmbë këto kompani”, deklaron Gjoka.

Ndalur tek grupi “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët”  eksportet ranë me 22% krahasuar me periudhën 10 mujore të një viti më parë. Sipas kryetarit të Shoqatës së Bimëve Medicinale, Filip Gjoka, një pjesë e rëndësishme e mallit ka ngelur stok.

“Problemi i madh është ngelja e mallit stok sidomos në Koplik, ka ngelur qindra tonë mall pa u shitur si rezultat i zhvlerësimit të euros dhe dollari sepse nuk kemi mundësi të kapim tregjet.”

Ndodhur përballë kësaj situate, kompanitë eksportuese kanë nisur dhe shkurtimin e stafit.

Në konferencën vjetore ministri I Financave dhe ekonomisë, Ervin Mete deklaroi se ky institucion është në dialog me eksportuesit me fokusin të një transformimi të sektorit, sepse mundet që edhe vetë sektori të kalojë në një sektor me punë porositësin ne cikël të mbyllur dhe që prodhon më me vlerë të shtuar.

Etiketa: aktualitet
Pas

A duhet t’ua tregoni kolegëve pagën tuaj?

Para

Në zyrë apo jashtë saj. Ja se si duan të punojnë shqiptarët

Para
Në zyrë apo jashtë saj. Ja se si duan të punojnë shqiptarët

Në zyrë apo jashtë saj. Ja se si duan të punojnë shqiptarët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar