• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pakti me qeverinë, fasonistët të kënaqur me paketën e masave

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Fasonët gjejnë zgjidhje me qeverinë, ja skema për të shpëtuar industrinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditë më parë, kryeministri Rama u ul me përfaqësuesit e industrisë fason për të diskutuar zgjidhjet e mundshme për të shpëtuar sektorin nga kriza. Një takim i zhvilluar në Shtëpinë e Biznesit, në prani edhe të disa ministrave të tjerë, si Delina Ibrahimaj, Ervin Mete dhe Blendi Gonxhe.

Qeveria i propozoi fasonistëve një paketë masash, që konsistonin: në rimbursimin më të shpejtë të TVSH-së, nga 30 ditë që është afati ligjor aktualisht në mundësisht 10 ditë; në gjetjen e një mekanizmi lehtësues (overdraft) për të siguruar likuiditet për kompanitë dhe në vendosjen e një garancie sovrane për investime. Kjo masë e fundit do t’iu shërbejë fasonistëve që të kalojnë nga regjimi me material porositësi në ciklin e mbyllur, me qëllim prodhimin “Made in Albania”.

Një ristrukturim i domosdoshëm, duke pasur parasysh të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ku në ekonominë europiane nuk ekzistojnë fasonët.

“Ne jemi shumë të kënaqur që u ulëm me kryeministrin për problemet e industrisë, pasi e kërkonim këtë prej shumë kohësh. Paketa e masave është kërkuar prej nesh që në vitin 2021 dhe nëse do të ishte zbatuar që atëherë, sot shumë kompani do të ishin në cikël të mbyllur. Ristrukturimi i kompanive fason është një domosdoshmëri dhe paketa e masave është një ndihmë dhe sinjal pozitiv”, shprehet Florian Zekja, nënkryetar i Pro Eksport Albania për Fast News Economy.

Industria fason ndodhet në vështirësi për shkak të ndikimit të disa faktorëve, si rritja e çmimeve nga konjukturat ndërkombëtare, rritja e kostove të punës dhe së fundmi, edhe zhvlerësimi i fortë i euros. Ky sektor konsiderohet i rëndësishëm vecanërisht për punësimin e mbi 75 mijë personave, kryesisht grave dhe vajzave me nivel të ulët arsimimi dhe nga zonat periferike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Tatimi i të ardhurave nga shitja e pronave, zbritja 1% do aplikohet dhe për garazhet, fabrikat apo uzinat

Para

Mbi 6200 vende të lira pune, ndryshojnë kërkesat e tregut. Ja çfarë kërkohet…

Para
Mbi 6200 vende të lira pune, ndryshojnë kërkesat e tregut. Ja çfarë kërkohet…

Mbi 6200 vende të lira pune, ndryshojnë kërkesat e tregut. Ja çfarë kërkohet...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar