Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Kush e financon biznesin shqiptar? – Anketa e RCC: Mbi 90% nga burimet e brendshme, 7% nga fajdexhinjtë

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Kush e financon biznesin shqiptar? – Anketa e RCC: Mbi 90% nga burimet e brendshme, 7% nga fajdexhinjtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal”, tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i financojnë operacionet e tyre kryesisht nga fondet e brendshme.

“Scan Intel” i ka përpunuar të dhënat e burimeve të kapitalit të sipërmarrjeve në vendin tonë, për të parë se cilat kanë qenë burimet të cilat përdorin kryesisht bizneset për financim. Sipas shifrave, 97% sipërmarrësve në Shqipëri janë shprehur se kanë përdorur fondet e brendshme për financim. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka përqindjen më të lartë për normën e vetëfinancimit. Serbia ndjek e dyta me përqindjen më të lartë të pronarëve të biznesit të anketuar (80%), të cilët janë shprehur se i kanë financuar binzeset e tyre me fondet e brendshme gjatë vitit 2023.

Kosova po ashtu regjistron 61% të të anketuarve të cilët janë shprehur se i kanë financuar bizneset nga fondet e tyre. Përqindjen më të ulët të këtij treguesi e regjistron Mali i Zi, me 30%. Të dhënat për Shqipërinë në edicionin e vitit 2023 tregojnë për një tkurrje të burimeve të tjera të financimit, ndërkohë që këtë vit është rritur përqindja e atyre që kanë thënë se janë financuar me burimet e brendshme.

Të dhënat e barometrit sa i përket aksesueshmërisë në financim tregojnë se 36% e bizneseve të anketuara kanë marrë kredi nga bankat tregtare për vitin 2023. Kosova ka përqindjen më të lartë në nivel rajoni të këtij treguesi, ku 65% janë shprehur se kanë marrë kredi nga bankat tregtare. Nga ana tjetër, janë 7% e sipërmarrësve shqiptarë të anketuar të cilët janë shprehur se kanë marrë kredi nga burime informale. Në nivel rajoni ky tregues është më i lartë në Kosovë, ku janë rreth 13% të të anketuarve të cilët janë shprehur se kanë marrë borxh nga burime informale.

Një shifër interesante po ashtu është dhe përqindja e të anketuarve të cilët kanë marrë kredi nga bankat e huaja. Shqipëria ka 5% të të anketuarve të cilët kanë marrë kredi nga bankat e huaja, ndërkohë përqindjen më të lartë e kanë të anketuarit në Bosnje Hercegovinë, me 8% të bizneseve të cilët kanë marrë hua nga bankat e huaja.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me përqindjen me të ulët të pronarëve të cilët kanë thënë se kanë përdorur kartat e kreditit si burim për të financuar veprimtarinë e tyre gjatë 12 muajve të fundit./ Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Turizëm i “kripur”, shqiptarët e të huajt do të paguajnë deri në 35% më shumë

Para

Cilat janë procedurat për të punuar në Gjermani? Rregullorja për Ballkanin Perëndimor ndryshon në qershor

Para
Cilat janë procedurat për të punuar në Gjermani? Rregullorja për Ballkanin Perëndimor ndryshon në qershor

Cilat janë procedurat për të punuar në Gjermani? Rregullorja për Ballkanin Perëndimor ndryshon në qershor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

6 gjërat që njerëzit inteligjentë s’i tolerojnë

6 gjërat që njerëzit inteligjentë s’i tolerojnë

nga Fast News
09:30 | 25/02/2026
0

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

nga Fast News
09:18 | 25/02/2026
0

Kadastra sqaron si të aplikoni për rivlerësimin e pasurisë

Kadastra sqaron si të aplikoni për rivlerësimin e pasurisë

nga Fast News
09:11 | 25/02/2026
0

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

Stuhi e fuqishme bore godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mijëra fluturime

nga Fast News
09:45 | 24/02/2026
0

Recent News

6 gjërat që njerëzit inteligjentë s’i tolerojnë

6 gjërat që njerëzit inteligjentë s’i tolerojnë

09:30 | 25/02/2026
Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

09:18 | 25/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora