• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Fasonët gjejnë zgjidhje me qeverinë, ja skema për të shpëtuar industrinë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Fasonët gjejnë zgjidhje me qeverinë, ja skema për të shpëtuar industrinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fasonët gjejnë zgjidhje me qeverinë për krizën që kishte pllakosur industrinë, veçanërisht pas zhvlerësimit të fortë të euros vitin e kaluar.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me përfaqësuesit e industrisë fasone për të diskutuar mbi nevojat për transformimin e sektorit dhe pas kësaj ka njoftuar një paketë me masa mbështetëse për kapërcimin e krizës aktuale.



Sipas njoftimit të shefit të qeverisë, për të amortizuar efektet e zhvlerësimit të euros, kompanive që operojnë në këtë treg do t’iu mundësohet rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar dhe do të ketë një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim.

Po ashtu qeveria ka hedhur në tryezë planin për një garanci sovrane që do t’i hapte rrugën investimeve në teknologji dhe inovacion, ndërsa nëpërmjet një skeme financimi të posaçme do të ngrihet një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse për punonjësit e kësaj industrie do të ofrohen prej saj.

Takimi i Ramës me fasonët vjen vetëm katër ditë pasi kryeministri, gjatë përurimit të “Shtëpisë së Biznesit” te Piramida tha se “koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues në treg ka vdekur prej kohësh”.

Rama e cilësoi të gabuar kërkesën e fasonëve për ndihmë nga qeveria, duke thënë se serumi nuk do të bëjë punë, ndaj kjo industri duhet të adaptohet me tregun dhe të bëhet konkurruese përmes produktit të saj.

“Një temë e dhimbshme, situata e industrisë fasone në Shqipëri. Kjo ditë do vinte dhe nuk lidhet thjesht me euron. Është gabim. Është qasje komplet e gabuar ta shohësh këtë si një ditë që e solli forcimi i lekut dhe situata e re që kjo ka krijuar me euron. Jo! Kjo ditë do të vinte sepse koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues në treg ka vdekur prej kohësh.

Në këto kushte, t’i kërkosh qeverisë të të japë serume, është gabim. Zgjidhja është të adaptohesh! Të ndryshosh lojën! Të qasesh me qartësi dhe me forca të reja në një treg që është tjetër. Ne duhet si qeveri të shikojmë çfarë do t’ju ofrojmë ne atyre grave në Devoll që në rast se mbyllet një fabrikë sepse nuk ka bërë dot adaptimin, nuk ka futur dot elementë të tjerë për të përballuar këtë goditje, atëherë këta njerëz të kenë një mundësi të re dhe mundësia e re do të thotë që t’ju japim mundësinë që t’i përshtaten tregut e të përfshihen në të tjera aktivitete të kësaj ekonomie”, tha shefi i qeverisë.

Gjetja e zgjidhjes me qeverinë vjen në një kohë kur ne 10 ditët e fundit, 12 fasoneri janë mbyllur, duke lënë të papuna rreth 2000 gra e vajza, kryesisht në qytezat e vogla të Shqipërisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Studimi: Të pasurit më të pasur, të varfrit më të varfër

Para

Shqipëria (pothuajse) si Suedia: 44% e energjisë vjen nga burimet e rinovueshme. Italia ndalon në 19% (dhe në rënie)

Para
Shqipëria (pothuajse) si Suedia: 44% e energjisë vjen nga burimet e rinovueshme. Italia ndalon në 19% (dhe në rënie)

Shqipëria (pothuajse) si Suedia: 44% e energjisë vjen nga burimet e rinovueshme. Italia ndalon në 19% (dhe në rënie)

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar