• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Banka e Shqipërisë, apel për një pjesë të kredimarrësve

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Banka e Shqipërisë, apel për një pjesë të kredimarrësve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë ka apeluar kredimarrësit që kanë hua, interesi i të cilave është ndërtuar mbi bazën e TRIBOR që të përgatiten për ndryshime. Kjo pasi më 2 gusht, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori vendimin për ndërprerjen e përllogaritjes dhe publikimit të normave TRIBID/TRIBOR, nga data 1.8.2024. Ky vendim mbështetet në faktin se këto norma përllogariten bazuar në kuotimet e bankave dhe jo në veprime konkrete të tregut ndërbankar.

“Ndryshimi i miratuar do të sjellë efekte mbi kontratat aktuale të kredive, të cilat janë nënshkruar duke e bazuar llogaritjen e normës së interesit në normën TRIBOR. Norma e interesit të kontratës së kredisë është një ndër kushtet thelbësore të kontratës, të dakordësuara në marrëdhënien kontraktuale dhe në rast ndryshimi të saj, nevojitet miratimi i palëve”, theksohet në njoftimin e BSH-së.





Në zbatim të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, bankat tregtare kanë filluar njoftimin e klientëve të tyre, të cilët preken nga ky ndryshim për kontratat ekzistuese të kredive, të çmuara me normën TRIBOR.

Në këtë kuadër, duke përfituar nga rasti, u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve që vijnë nga bankat tregtare për ndryshimet në kontratën e tyre të kredisë, veçanërisht nëse kjo e fundit është vlerësuar me normën e interesit TRIBOR.

“Për çdo rast, i inkurajojmë qytetarët të lexojnë me vëmendje kontratën e kredisë për të vlerësuar nëse preken nga ky ndryshim ose t’i drejtohen bankës së tyre tregtare për të marrë më shumë informacion, nëse është i nevojshëm zbatimi i ndryshimeve në kontratën e tyre të kredisë, bazuar mbi normën e përdorur”, apelon Banka e Shqipërisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nis rritja e tarifave të ujit, e para Vlora, familjarët do paguajnë 33% më shtrenjtë

Para

Banka Botërore më pesimiste se qeveria, ekonomia rritet këtë vit me 3.2%

Para
Banka Botërore më pesimiste se qeveria, ekonomia rritet këtë vit me 3.2%

Banka Botërore më pesimiste se qeveria, ekonomia rritet këtë vit me 3.2%

Të Gjitha

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

nga Fast News
11:12 | 10/07/2025
0

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

nga Fast News
11:01 | 10/07/2025
0

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

nga Fast News
10:55 | 10/07/2025
0

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Recent News

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

11:12 | 10/07/2025
Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

11:01 | 10/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar