Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Rama prezanton asistentin virtual në e-Albania: Do të ndihmojë qytetarët ditë-natë

nga Fast News
2 years më parë
në Teknologji
0
Rama prezanton asistentin virtual në e-Albania: Do të ndihmojë qytetarët ditë-natë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Asistenti virtual 1.0” quhet teknologjia më e re, që qeveria do të vendosë në shërbim të qytetarëve. Prezantimi është bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili shpjegoi se kjo teknologji është ideuar për të lehtësuar qytetarët në jetën e tyre të përditshme në ndërveprimin me portalin qeveritar e-albania.

Brenda vitit 2024 do të jetë “live” edhe Asistenti Virtual 2.0, i cili do të shfaqet edhe me zë e me figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit. Aplikimi i teknologjisë më të re është mundësuar falë bashkëpunimit të ekipit të AKSHI-t për inteligjencën artificiale me gjigandin botëror të teknologjisë Microsoft. Ky asistent nuk është thjeshtë një program kompjuterik, por është udhërrëfyesi dhe ndihmësi i qytetarëve 24 në 7.

“Në vigjilje të vitit të ri do të vëmë në dispozicion të qytetarëve shërbëtorin e secilit, një shërbëtor publik, një asistent, i cili do të jetë në dispozicion në çdo orë të ditës dhe të natës, pavarësisht ditëve të punës apo pushimit, për t’i ndihmuar qytetarët që në ndërveprimin me e-albania të marrin shërbimet e tyre pa pasur nevojë për ndihmë tjetër.

Ne e dimë shumë mirë që në shumë raste ndodh që përdoruesit e sistemeve digjitale të kenë probleme që nuk lidhen në fakt me vetë sistemet, por lidhen me hapa të gabuar në proceduarat e aplikimit. Kjo ndodh kur aplikojnë në kadastër, ku tanimë i gjithë ndërveprimi është i digjitalizuar dhe nuk ka më asnjë ndërveprim fizik. Kjo ndodh edhe kur aplikojnë edhe për dokumente çfarëdo.

Ambicia jonë është që asistentin virtual apo këtë shërbëtor të personalizuar publik të qytetarit, ta shtrijmë edhe në platformën e bashkëqeverisjes, ashtu sikundër dua ta nënvizoj paraprakisht dhe pastaj me siguri Linda do ta shpjegojë më në detaje, që asistenti që sot hyn në marrëdhënie me qytetarët përmes ndërveprimit me shkrim po përgatitet që pas një periudhe njohjeje me ta, të hyjë në ndërveprim edhe me zë edhe me figurë dhe madje mos jetë më thjeshtë ndihmësi që i drejton ata në procesin e aplikimit, po të jetë ai që e merr shërbimin për ta.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pra, nuk do të jetë e largët dita, – ne besojmë brenda vitit që po hyn, – kur qytetari do të kërkojë shërbimin dhe të gjithë proceset që sot i bën vetë qytetari, tanimë me ndihmën e këtij shërbëtori publik personal, t’i bëjë vetë shërbëtori dhe qytetari të marrë dokumentin përkatës dhe përgjigjen përkatëse pa asnjë ndërveprim fizik nga ana e tij”, deklaroi Rama.

Etiketa: aktualitet
Pas

Viti i vështirë i “Made in Albania”! Dilemat për euron dhe mungesën e ndihmës nga qeveria

Para

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto deri 44 mijë lekë në korrik-shtator

Para
Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto deri 44 mijë lekë në korrik-shtator

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto deri 44 mijë lekë në korrik-shtator

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fibank në Bullgari mbylli me sukses një vendosje ndërkombëtare rekord për një bankë bullgare, duke siguruar një total prej 310 milionë euro në dy emetime obligacionesh.

Fibank në Bullgari mbylli me sukses një vendosje ndërkombëtare rekord për një bankë bullgare, duke siguruar një total prej 310 milionë euro në dy emetime obligacionesh.

nga Fast News
13:41 | 21/05/2026
0

Gratë që ndërtuan marka miliarda dollarëshe nga një ide e thjeshtë

Gratë që ndërtuan marka miliarda dollarëshe nga një ide e thjeshtë

nga Fast News
09:49 | 21/05/2026
0

Marketingu në Messenger po fiton më shumë terren/ Platforma vijon zgjerimin, pavarësisht konkurrencës. Meshkujt, audienca kryesore

Marketingu në Messenger po fiton më shumë terren/ Platforma vijon zgjerimin, pavarësisht konkurrencës. Meshkujt, audienca kryesore

nga Fast News
09:30 | 21/05/2026
0

I rëndësishëm produktiviteti në punë, jo orari

I rëndësishëm produktiviteti në punë, jo orari

nga Fast News
09:00 | 21/05/2026
0

Recent News

Fibank në Bullgari mbylli me sukses një vendosje ndërkombëtare rekord për një bankë bullgare, duke siguruar një total prej 310 milionë euro në dy emetime obligacionesh.

Fibank në Bullgari mbylli me sukses një vendosje ndërkombëtare rekord për një bankë bullgare, duke siguruar një total prej 310 milionë euro në dy emetime obligacionesh.

13:41 | 21/05/2026
Gratë që ndërtuan marka miliarda dollarëshe nga një ide e thjeshtë

Gratë që ndërtuan marka miliarda dollarëshe nga një ide e thjeshtë

09:49 | 21/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora