Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Cmimi i naftës zbret drejt 78 dollarëve, por tregjet mbeten të pastabilizuar

nga Fast News
3 years më parë
në Bota, Ekonomi
0
Cmimi i naftës zbret drejt 78 dollarëve, por tregjet mbeten të pastabilizuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nafta e ka nisur me rënie javën, ndërsa tregjet janë ende të pastabilizuar nga rikthimi i tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, duke nxitur shqetësime për furnizimin e tregut nga ky rajon.

Por, paqartësitë mbi shkurtimet vullnetare të prodhimit nga vendet e OPEC+ dhe ngadalësimi i kërkesës globale kanë zbehur tensionet gjeopolitike. Rënia e sotme i shtohet humbjeve prej mbi 2% të javës së kaluar.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në mbi 73 dollarë për fuçi. Shkurtimet e prodhimit nga vendet e OPEC+ ishin të natyrës vullnetare, duke ngritur dyshime nëse prodhuesit do t’i zbatonin plotësisht këto angazhime. Investitorët janë gjithashtu të pasigurt se si do të maten këto shkurtime. Aktiviteti i ngadaltë në prodhimin global po ndikon në rënien e çmimeve.

Të dhënat e fundit nënkuptojnë erëra të forta ekonomike, që përforcojnë shqetësimet mbi rritjen e kërkesës për naftë. Megjithatë, humbjet po kufizohen nga rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme. Izraeli ka rifilluar sulmet në Gaza, kundër militantëve të Hamasit, ndërsa ushtria amerikane njoftoi të dielën se 3 anije tregtare u sulmuan në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kuq. Grupi Houthi që operon në Jemen mori përsipër sulmet me dronë dhe raketa ndaj dy anijeve izraelite.

Ndër zhvillimet e tjera, vendet perëndimore kanë shtuar përpjekjet për të zbatuar kufirin e çmimit prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse, i vendosur për të ndëshkuar Moskën në luftën e saj në Ukrainë.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë tha të premten do të “ngrinte” në ditët në vijim lehtësimin e sanksioneve ndaj Venezuelës, që është anëtare e OPEC, nëse nuk ka përparim të mëtejshëm në lirimin e të burgosurve politikë dhe amerikanëve “të arrestuar gabimisht”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Buxheti i Tiranës 2024: Ndërtimet nuk do të ndalen, 8 milionë euro më shumë nga taksa e pronësisë, 6 milionë euro për të parkuar, rekord taksa e arsimit

Para

Efektet e shumë orëve para kompjuterit

Para
Efektet e shumë orëve para kompjuterit

Efektet e shumë orëve para kompjuterit

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

nga Fast News
16:40 | 12/11/2026
0

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

nga Fast News
16:20 | 12/11/2026
0

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

nga Fast News
15:52 | 12/11/2026
0

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Ekonomia u rrit me 3.7% në gjysmën e parë të vitit, BSH: Shtohen pasiguritë dhe presionet mbi çmimet

nga Fast News
14:52 | 12/11/2026
0

Recent News

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

16:40 | 12/11/2026
Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

16:20 | 12/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora