• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Buxheti i Tiranës 2024: Ndërtimet nuk do të ndalen, 8 milionë euro më shumë nga taksa e pronësisë, 6 milionë euro për të parkuar, rekord taksa e arsimit

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Buxheti i Tiranës 2024: Ndërtimet nuk do të ndalen, 8 milionë euro më shumë nga taksa e pronësisë, 6 milionë euro për të parkuar, rekord taksa e arsimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tiranës parashikon që të ketë në dispozicion një buxhet prej 33 miliardë lekësh (rreth 300 milionë euro) në vitin 2024, një shumë që është 16% më e lartë sesa pritshmëria e këtij viti, sipas projektbuxhetit 2024, të bërë publik nga bashkia.

54% të kësaj shume, ose 18.4 miliardë lekë, bashkia do ta sigurojë nga të ardhurat që ajo mbledh nga taksat dhe tarifat, ndërsa pjesa tjetër do të vijë nga transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara (5.2 miliardë lekë) dhe të ardhurat e mbartura (10 miliardë lekë).



Nga taksat e veta, peshën kryesore vijon ta mbajë “Taksa e ndikimit ne infrastrukture nga ndërtimet e reja”, nga e cila Bashkia pritet të mbledhë 6.4 miliardë lekë, ose 14% më shumë se i pritshmi 2023. Shuma që bashkia do të mbledhë nga dhënia e lejeve për ndërtimet e reja është sa 35% e të ardhurve të veta të bashkisë dhe 19% e të ardhurave totale.

Kjo varësi e lartë e Bashkisë nga taksa që mblidhet për lejet e reja të ndërtimit sinjalizon se vrulli i ndërtimeve do të vijojë jo vetëm në 2024, por edhe në 2025 dhe 2026, me nga 6.5 miliardë lekë të ardhura për çdo vit.

Në vitin 2023, bashkia thotë se pret të mbledhë 7 miliardë lekë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, nga 5.5 miliardë lekë që ishte plani fillestar. Bashkia thotë se “Realizimi i të ardhurave nga kjo taksë tejkalon planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve.

Në krahasim me fusha të tjera të aktivitetit tregtar, sektori i ndërtimit ka vazhduar të jetë një prej shtyllave bazë të zhvillimit ekonomik dhe njëri prej aktiviteteve që sjell më shumë të ardhura”.

Por, ekspertët vendorë kanë ngritur gjithnjë shqetësimin se Bashkia e Tiranës po bëhet gjithnjë e më e varur nga kjo taksë për sigurimin e të ardhurave të veta, duke qenë një model i zhvillimit të paqëndrueshëm, teksa ato sjellin një të tretën e të ardhurave.

Zëri i dytë që do të sjellë më shumë të ardhura është “Taksa mbi pasurinë e paluajtshme” nga e cila pritet të mblidhen 3.8 miliardë lekë, ose 891 milionë lekë (8 milionë euro) më shumë se pritshmëria 2023, me rritje vjetore 31%.

Sipas relacionit të Bashkisë ky parashikim ka marrë parasysh ndryshimet e çmimeve mesatare të shitjes së banesave sipas VKM-së 457 datë 26.07.2023 dhe mundësinë e vjeljes për më shumë subjekte si ato të biznesit dhe ato familjare. Familjarët pritet të paguajnë 868 milionë lekë, ose 18% më shumë (+156 milionë lekë). Arra më e lartë do të bjerë mbi bizneset, që pritet të paguajnë 2.9 miliardë lekë, me një rritje prej 25%, ose 735 milionë lekë më shumë.

Nga “tarifa e pastrimit” pritet të arkëtohen 2.6 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel sa pritshmëria e këtij viti.

Zëri i katërt që pritet të sjellë më shumë të ardhura është “Taksa e përkohshme për infrastrukturën Arsimore”, nga e cila pritet të arkëtohen 926 milionë lekë (8.4 milionë euro), niveli më i lartë që kur filloi zbatimin. Kjo taksë pritet të mblidhet dhe në 2025-n, me 971 milionë lekë, kur dhe mbaron afati i zbatimit të saj. Sipas relacionit të bashkisë,

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore ka një realizueshmëri të kënaqshme që nga koha e hyrjes në fuqi, në vitin 2016, si për kategorinë biznese edhe për kategorinë familjarë. Në fillim të vitit 2023 arkëtimet nga kjo taksë u reduktuan nga miratimi i kësaj takse për një periudhe të re 3 vjeçare dhe limitimi i vlerës së saj në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt.

Niveli i pritshëm i realizimit për vitin 2023 do të jetë mbi vlerën e parashikuar për subjektet “Familjare” duke marrë parasysh hyrjen në fuqi të VKM-së së re në datën 28.07.2023 dhe aplikimit të ndryshimeve të çmimeve të referencës në faturimet e muajit gusht 2023 për taksën e ndërtesës dhe respektivisht dhe për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Për subjektet e biznesit ky ndryshim nuk do të ndikojë vlerën e pritshme të realizimit për vitin 2023 dhe efekti për periudhën 5 mujore do të vihet re në vitin në vazhdim bashkë me parashikimin e vitit 2024. Gjithsesi, ndryshimi i çmimeve të referencës për apartamentet e banimit dhe si rrjedhojë çmimet referuese për strukturat që përdoren për qëllime biznesi dhe parashikimet për taksën e ndërtesës për këto subjekte do të shërbejnë si kufi të sipërm të parashikimeve për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, sqaron bashkia.

Për të parkuar, një mision që sa vjen e bëhet më i vështirë dhe më i shtrenjtë në kryeqytet, Bashkia pritet të mbledhë 623 milionë lekë, ose gati 6 milionë euro, rreth 3.5% më shumë në krahasim me të pritshmin 2023. Sipas Bashkisë, arkëtimet nga tarifa e parkimit kanë shënuar trend rritës që nga fillimi i aplikimit të kësaj tarife me përjashtim të vitit 2020, vit i pandemisë, ku kufizimi i lëvizjes reduktoi dhe parkimin e automjeteve në rrugë e sheshe.

Këto pesë taksa do i sjellin bashkisë gati 80% të të ardhurave të veta, që ajo pritet të mbledhë nga taksat e tarifat./Monitor

Burimi: Relacioni i Buxhetit Bashkisë Tiranë

Etiketa: aktualitet
Pas

Ekonomia po ndryshon, Guvernatori: Po kalon një fazë riorientimi sektorial

Para

Cmimi i naftës zbret drejt 78 dollarëve, por tregjet mbeten të pastabilizuar

Para
Cmimi i naftës zbret drejt 78 dollarëve, por tregjet mbeten të pastabilizuar

Cmimi i naftës zbret drejt 78 dollarëve, por tregjet mbeten të pastabilizuar

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar