• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Projektbuxheti 2024/ Fokusi tek barazia gjinore. Fondet arrijnë sa 9.3% e totalit të shpenzimeve

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Projektbuxheti 2024/ Fokusi tek barazia gjinore. Fondet arrijnë sa 9.3% e totalit të shpenzimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria rrit mbështetjen financiare për barazinë gjinore. Në projekbuxhetin 2024 që ka nisur të diskutohet në komisionet parlamentare, janë parashikuar 67,9 miliardë lekë ose 9.3% e shpenzimeve të përgjithshme për çështje të ndjeshme gjinore. Kundrejt viteve të mëparshme ka një rritje të fondeve. Në buxhetin 2023, financimet për barazinë gjinore ishin sa 9% e totalit të shpenzimeve buxhetore.

“Trendi i parashikimeve buxhetore që adresojnë çështje të ndjeshme gjinore ka një rritje të lehtë me vitet paraardhëse, ku rreth 67,9 miliardë lekë ose 9.3% e shpenzimeve të përgjithshme për të gjithë sektorët në nivel qendror parashikohet të shkojë për realizimin e objektivave gjinor në: mbrojtje sociale, arsim, shëndetësi, rend publik, bujqësi, drejtësi, etj. 53 nga 128 programe buxhetore, ose 11 Ministri Linje dhe 9 institucione qendrore, kanë kryer analiza gjinore të politikave dhe buxheteve të tyre si dhe kanë parashikuar të adresojnë çështje me rëndësi për barazinë gjinore në Shqipëri”, theksohet në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2024.



Sektorët ku do të shpërndahen fondet

Në sektorin e mbrojtjes sociale dhe punësimit, do t’i kushtohet vëmendje e vecantë financimit të pagesave për gratë nga grupet në nevojë, të të gjitha grupmoshave, duke filluar nga gratë e moshuara, nënat e më shumë se tre fëmijëve, gratë kryefamiljare të vetme, etj, me qëllim zbutjen e efekteve ekonomike dhe sociale të rritjes së inflacionit si dhe ndryshimeve në tregun e mallrave. Ri-integrimi i grave dhe burrave në tregun e punës duke përmirësuar dhe shtuar programet e punësimit, arsimin profesional, si dhe nxjerrjen e këtyre individëve nga skema e pagesës së papunësisë.

Arsimimi i vajzave, sidomos atyre nga zonat rurale vijon të mbetet një prioritet i politikave të arsimit, sidomos gjatë vitit 2024, ku vërehet një ulje e ndjeshme e nxënesve në të gjitha ciklet e studimit, kryesisht për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe emigracionit. Do të vijojnë të ndihmohen me libra falas për vajzat dhe djemtë nga grupet në nevojë- rreth 252 mijë nxënës që ndjekin arsimin bazë nga klasa e parë në klasën e nëntë, si dhe 16 mijë në arsimin e mesëm të lartë;

Në sektorin e shëndetësisë, do të vijojnë të mbështeten nënat e reja me shërbime të shëndetit parësor dhe dytësor, për veten e tyre dhe për bebet që do të vijnë në jetë, duke përmirësuar shërbimet shëndetësore në institutcionet e shëndetit parësor dhe dytësor publik. Investimet në maternitete, si dhe mbulimi i kostove për trajtimin e nënave dhe bebeve në këto institucione, synojnë përmirësimin e kushteve të ofrimit të shërbimeve si dhe rritjen e besueshmërisë së publikut ndaj shërbimeve shëndetësore publike. Do të shtohet numri i grave dhe vajzave që përfitojnë nga shërbimet e depistimit të kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës.

Parandalimi i rasteve të dhunë në familje, mbrojtja e viktimave të dhunës me bazë gjnore dhe asaj në familje si dhe rritja e rolit të grave në strukturat e rendit publik do të vijojnë të jenë prioritetet e sektorit edhe për vitin 2024, si një nga elementët e ndërhyrhjes së shtetit për krijimin e mundësive të fuqizimit të grave.

Politikat e zhvillimit rural për vitin 2024 synojnë gjithashtu rritjen e numrit të grave që përfitojnë shërbimet e këshillimit dhe informacionit bujqësor si dhe rritjen e numrit të grave fermere që përfitojnë nga skemat kombëtare të mbështetjes.

Për sektorin e kulturës do të vijohet ti jepet përparësi grave dhe vajzave artiste që promovojnë skenën e pavarur si dhe grave artizane që ruajnë dhe trashëgojnë më tej vlerat dhe traditat e kulturës shqiptare.

Sektori i drejtësisë do të vijojë të mbështesë krijimin e kushteve të përshtatshme të vuajtjes së dënimit, rehabilitimin dhe ri-integrimin në jetën social-ekonomike të grave dhe vajzave që vuajnë dënimin në IEVP apo me shërbim alternativ. Ofrimi i ndihmës ligjore falas për të gjitha gratë dhe vajzat në nevojë që e kërkojnë atë, do të vijojë të jetë gjithahstu në fokusin e prioriteteve të buxhetuara në këtë sektor.

“Për vitin 2024 qeveria shqiptare do te vijojë zbatimin e angazhimeve të saj në adresimin e problematikave me bazë gjinore në sektorë të ndryshëm. Vëmendje u është dhënë përmbushjes së objektiave afatmesëm të parashikur në Strategjinë Kombëtare të Barazisë Gjinore 2021-2030, të shprehur në 5 shtylla kryesore veprimi afatgjatë dhe që kanë të bëjnë në pjesën më të madhe të tyre me fuqizimin e grave dhe vajzave në Shqipëri. Arritja e këtyre objektivave synon jo vetëm krijimin e mundësive dhe kushteve të përshtatshme për gratë dhe vajzat që të mund të jetojnë dhe kontribuojnë në mënyrë të barabartë me burrat dhe djemtë, por sigurisht edhe ruajtjen e balancave dhe ekuilibrave të qendrueshëm mes tyre në shoqëri”, theksohet në relacion.

Ministria e Financave argumenton se ofrimi i shërbimeve publike të ndjeshme ndaj nevojave të ndryshme të grave dhe burrave, vajzave dhe djemve, është jo vetëm në linjë me objektivat gjinor të Qeverisë shqiptare, por edhe në përputhje të plotë të Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm të OKB, me qëllim që askush të mos mbetet pas.

Shqipëria është vendi i parë në rajon për mbëhstetjen buxhetore për barazinë gjinore. Kjo falë edhe asistencës së UN Women, që ka orientuar qeverinë në hartimin dhe zbatimin e shumë programeve, që adresojnë qartë problemet e barazisë gjinore, në vendin tonë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Konsullatat si zyrat e gjendjes civile, ja shërbimet që do të ofrojnë

Para

Gjykata Kushtetuese me studentët e Mjekësisë, pezullon ligjin e 5 viteve punë me detyrim

Para
Gjykata Kushtetuese me studentët e Mjekësisë, pezullon ligjin e 5 viteve punë me detyrim

Gjykata Kushtetuese me studentët e Mjekësisë, pezullon ligjin e 5 viteve punë me detyrim

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar