Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Konsullatat si zyrat e gjendjes civile, ja shërbimet që do të ofrojnë

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Konsullatat si zyrat e gjendjes civile, ja shërbimet që do të ofrojnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konsullatat dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në botë do të ofrojnë shërbime si zyrat e gjendjes civile, me qëllim pët të ndihmuar shtetasit shqiptarë që jetojnë në këto shtete. Ky ndryshim është parashikuar në ligjin “Për gjendjen civile”.

Konkretisht relacioni që shoqëron draftin e publikuar nga Ministria e Brendshme parashikon në nenin 22 “detyrat e shërbimit të gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, për të cilët do të kryejnë veprime të njëllojta si nëpunësit e tjerë të shërbimit të gjendjes civile brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas formulimit në pikën 2 të nenit 71, këta nëpunës përpara fillimit të detyrës kanë detyrimin të trajnohen si nëpunësit e tjerë të gjendjes civile”.

Relacioni saktëson se në pikën 3 të këtij neni në projektligj parashikohet se këta nëpunës administrojnë dokumentacionin dhe kryejnë veprime në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010 për shtetasit shqiptarë me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në dispozitat e tjera ligjore.

“Pika 4 e këtij neni parashikon nxjerrjen e rregullave të administrimit dhe përcjelljes së dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për shtetasit shqiptarë mbi të cilët nëpunësit e shërbimit në postet konsullore kryejnë veprime të gjendjes civile. Për nëpunësit konsullorë këto detyra shtohen me qëllim ofrimin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shpejtë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit” thuhet në relacion.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ministria argumenton se projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar””, propozohet në kuadër të reformës së ndërmarrë nga Qeveria e Shqipërisë për riinxhinierimim e shërbimeve publike, ku pjesa më e madhe e tyre ofrohen “on-line”, në bazë të aksesit të shtetasve në portalin qeveritar unik “ealbania”.

“Me zbatimin e reformës është shtuar gama e shërbimeve “on-line” për qytetarët, të cilëve krahas dokumenteve me nënshkrim elektronik të prodhohen me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010, u mundësohet dhe përftimi i dokumenteve të tjerë që më parë lëshoheshin nga zyrat e gjendjes civile në bashki /njësi administrative dhe zyrat e arkivës së gjendjes civile pranë prefektit të qarkut në sportel”, theksohet në relacion.

Këto ndryshime që ligji propozon synon lehtësimin e procedurave për shtetasit shqiptarë kudo në botë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëri, abuzimet me fondet për bujqësinë, pezull dhe IPARD III

Para

Projektbuxheti 2024/ Fokusi tek barazia gjinore. Fondet arrijnë sa 9.3% e totalit të shpenzimeve

Para
Projektbuxheti 2024/ Fokusi tek barazia gjinore. Fondet arrijnë sa 9.3% e totalit të shpenzimeve

Projektbuxheti 2024/ Fokusi tek barazia gjinore. Fondet arrijnë sa 9.3% e totalit të shpenzimeve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

nga Fast News
21:33 | 20/10/2026
0

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

nga Fast News
21:05 | 20/10/2026
0

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Recent News

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

21:33 | 20/10/2026
LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

21:05 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora