• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Kredo Finance i bashkohet fushatës huamarrje e zgjuar, për promovimin e huamarrjes së përgjegjshme

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Kredo Finance i bashkohet fushatës huamarrje e zgjuar, për promovimin e huamarrjes së përgjegjshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kredo Finance, një kompani lider në tregun e mikrofinancës, është krenare të marr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar 2023 “Mikrofinanca për Sipërmarrjen Femërore”, në nivel lokal. Kjo fushatë, e organizuar nga Microfinance Center (MFC) dhe anëtarët e saj, synon të promovojë praktikat e përgjegjshme të huamarrjes dhe standardet e mbrojtjes së klientëve në industrinë e mikrofinancës.

Edicioni i 9-të i Fushatës Huamarrje e Zgjuar nënvizon rëndësinë e fuqizimit të grave sipërmarrëse dhe nxitjes së një kulture të huadhënies së përgjegjshme. Si pjesë e angazhimit tonë për mirëqenien e klientëve dhe fuqizimin financiar, Kredo Finance është entuziaste që është pjesë e kësaj nisme me ndikim.



Në nivel lokal, organizata jonë do të kontribuojë me promovimin aktiviteteve edukuese të fushatës tek klientët dhe audience jonë, nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit, si dhe duke suportuar me materiale edukuese për një huamarrje të përgjegjshme.

Duke marrë pjesë në këtë fushatë, Kredo Finance tregon përkushtimin e saj ndaj kreditimit të përgjegjshëm dhe kujdesit ndaj klientit. Ne besojmë se praktikat e përgjegjshme të huamarrjes jo vetëm mbrojnë konsumatorët, por gjithashtu kontribuojnë në reputacionin e përgjithshëm të industrisë. Si pjesëmarrës, ne jemi të përkushtuar të shfaqim institucionin tonë si një huadhënës i besueshëm dhe etik.

“Ne jemi të emocionuar që jemi pjesë e kësaj fushate që përputhet me vlerat tona thelbësore të promovimit të përfshirjes financiare dhe financave të përgjegjshme,” tha Besa Xhumari, Drejtoreshë Komerciale në Kredo Finance. “Ne presim me padurim të japim një kontribut domethënës në sektorin e mikrofinancës dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse në komunitetin tonë”.

Katarzyna Pawlak, Drejtoresha Ekzekutive e MFC-së, shprehu entuziazmin e saj, “Ne jemi të kënaqur që Kredo Finance merr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar. Angazhimi i tyre për huadhënie të përgjegjshme dhe përfshirje financiare i bën ata një aleat të rëndësishëm në misionin tonë. Në këto kohë sfiduese, bashkëpunimi është thelbësor, dhe së bashku me Kredo Finance ne mund të kemi një ndikim më të rëndësishëm në promovimin e praktikave të përgjegjshme të huamarrjes.”

Kredo Finance inkurajon organizatat e tjera që të bashkohen me ne në mbështetjen dhe promovimin e praktikave të përgjegjshme të huamarrjes. Së bashku, ne mund të kapërcejmë hendekun në edukimin financiar dhe të fuqizojmë individët dhe bizneset për të marrë vendime të informuara financiare. Duke punuar sëbashku, ne synojmë të forcojmë themelet e huadhënies dhe huamarrjes së përgjegjshme brenda komunitetit tonë dhe më gjerë. Bashkohuni me ne në këtë përpjekje thelbësore për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt financiarisht për të gjithë.

 

Rreth Kredo Finance

Kredo Finance sh.p.k është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017. Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania ofron shërbime të financimit të shpejtë për individë dhe biznese, me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

 

Rreth Microfinance Center (MFC):

Një rrjet i financave sociale që promovon drejtësinë, përfshirjen, barazinë dhe shërbimin e përgjegjshëm. MFC bashkon mbi 120 organizata në 36 vende të Evropës, Azisë Qendrore, të cilët së bashku ofrojnë shërbime të përgjegjshme mikrofinanciare për pothuajse 2,000,000 klientë me të ardhura të ulëta.

Etiketa: aktualitet
Pas

Riten pagat e punonjësve të OSSHE, për herë të parë do të zbatohet vjetërsia në punë

Para

2015-2022, koncesioni i skanimit mori mbi 100 mln euro, zbuloi vetëm 136 mijë euro shkelje

Para
2015-2022, koncesioni i skanimit mori mbi 100 mln euro, zbuloi vetëm 136 mijë euro shkelje

2015-2022, koncesioni i skanimit mori mbi 100 mln euro, zbuloi vetëm 136 mijë euro shkelje

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar