• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Banka e Shqipërisë rrit sërish normën bazë të interesit, do të shtrenjtohen më tej kreditë

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Banka e Shqipërisë rrit sërish normën bazë të interesit, do të shtrenjtohen më tej kreditë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë ka rritur sërish normën bazë të interesit për lekun, duke sinjalizuar për një shtrenjtim të mëtejshëm të kredive. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë më tej koston e lekut, duke e cuar normën bazë të interesit nga 3% në 3.25%. Në fjalën e tij pas mbledhjes, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve ndaj inflacionit është zhvendosur për lart.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se reduktimi i stimulit monetar, përmes normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare, është një masë e nevojshme për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit të ardhshëm. Ai faktorizon nevojën për një rol më aktiv të politikës monetare në drejtim të balancimit të kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, përkundrejt pritjeve për një ecuri më të stabilizuar të kursit të këmbimit dhe një politike fiskale më neutrale në horizontin afatmesëm.



Në këtë kontekst, ai i shërben ruajtjes së fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, garantimit të stabilitetit monetar e financiar të ekonomisë, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se ky vendim ishte konsistent me komunikimet tona të mëparshme, si dhe vijon të mbajë qëndrimin e përgjithshëm të politikës monetare në pozita stimuluese,” tha Sejko.

Sipas tij, Këshilli Mnikëqyrës mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për respektimin e objektivit të inflacionit.

Banka e Shqipërisë vëren se rënia e inflacionit gjatë vitit 2023 është diktuar në masën më të madhe nga rënia e inflacionit të importuar.

“Ky trend ka pasqyruar stabilizimin e përgjithshëm të çmimeve të produkteve bazë në tregjet ndërkombëtare, rënien e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, si dhe forcimin e kursit të këmbimit të lekut gjatë dy viteve të fundit. Paralelisht me të, edhe presionet e brendshme inflacioniste kanë ardhur në rënie, por ato vijojnë të mbeten relativisht të larta dhe të qëndrueshme. Në këto rrethana, ritmi i rënies së inflacionit erdhi në ngadalësim në tremujorin e tretë, ndërsa inflacioni bazë vijon të mbetet mbi objektiv,” tha Guvernatori.

Sipas tij, rritja e qëndrueshme e kërkesës për mallra e shërbime e ka shtyrë ekonominë në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Ajo është pasqyruar në përmirësimin e gjendjes financiare të biznesit e të konsumatorit, në rritjen e vazhdueshme të punësimit, si dhe në rritjen e shpejtë të pagave e të kostove të prodhimit.

“Pagat në sektorin privat u rritën me 15% në tremujorin e dytë, norma e papunësisë është pranë niveleve më të ulëta historike, ndërsa bizneset raportojnë vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore. Kjo dinamikë sugjeron se – edhe pse në rënie – presionet e brendshme inflacioniste nuk janë ende në linjë me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve.

Në aspektin makroekonomik, rritja ekonomike po mbështetet nga rritja e kërkesës së huaj në segmente të caktuara të eksportit shqiptar, nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, nga besimi i përmirësuar i biznesit dhe konsumatorit, si dhe nga ambienti ende stimulues monetar e financiar,” u shpreh Sejko.

Banka e Shqipërisë vlerëson se aktiviteti ekonomik pritet të vijë në rritje gjatë horizontit afatmesëm, duke ndihmuar rritjen e punësimit e të pagave, si dhe duke mbështetur shëndetin e bilanceve financiare të bizneseve e familjeve.

“Ritmi i rritjes ekonomike pritet të shënojë një ngadalësim të lehtë gjatë vitit të ardhshëm, si pasojë e kontekstit ekonomik botëror dhe kushteve më të shtrënguara të financimit, por ai pritet t’i rikthehet ritmeve të tija historike në vitet në vijim.

Paralelisht me të, inflacioni pritet të vijë në rënie graduale gjatë vitit të ardhshëm dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2024. Megjithatë, analizat tona sugjerojnë se përmbushja e këtij parashikimi kërkon një reagim të politikës monetare, për të mundësuar reduktimin e mëtejshëm të presioneve të brendshme inflacioniste.

Së fundi, parashikimet tona sugjerojnë se treguesit kryesorë të ekuilibrave të brendshëm e të jashtëm të vendit: shëndeti i sektorit bankar, borxhi publik dhe borxhi i huaj i vendit, do të mbeten të qëndrueshëm ose do të vijnë në përmirësim,” thuhet në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Fatura e dëmshpërblimit për vendimet e Gjykatave të Arbitrazhit dhe Strasburgut arrin në 195 mln euro, kryeson “Becchetti”

Para

Buxheti 2024 dhe prioritetet e shpallura të Ramës, a përputhen?

Para
Buxheti 2024 dhe prioritetet e shpallura të Ramës, a përputhen?

Buxheti 2024 dhe prioritetet e shpallura të Ramës, a përputhen?

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar