• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
2 years më parë

Akademia e Shkencave, forum mbi sfidat e turizmit për një edukim cilësor dhe digjitalizim

ngaFast News
në Ekonomi
0
Akademia e Shkencave, forum mbi sfidat e turizmit për një edukim cilësor dhe digjitalizim

Turizmi dhe sfidat e tij ishin në fokus të forumit që u zhvillua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ky forum u organizua nga Komisioni i Shkencave Ekonomike, Çështjeve Sociale dhe Juridike i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pjesë e forumit “Turizmi 2030: Sfida të turizmit për një edukim cilësor dhe digjitalizim” ishin studiues, anëtarë të komisionit, pedagogë universiteti. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të politikave ndërkombëtare dhe zhvillimeve të industrisë së turizmit në vendin tonë, veçanërisht në vitet e fundit, por dhe në këndvështrimin e zhvillimit në perspektivë të këtij sektori.

Forumin e çeli akademik Anastas Angjeli, i cili foli rreth reformës së suksesshme që ka zbatuar Akademia e Shkencave të Shqipërisë në zbatimin e shkencave bazike në ato aplikative . Në këtë rast Komisioni i Shkencave Ekonomike, Çështjeve Sociale dhe Juridike i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ofron ekspertizën e duhur për një nga sektorët më jetik të ekonomisë së vendit.

Më andej forumin e përshëndeti Zv.ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Vilma Bello me temë “ Si do të marketohet Shqipëria në 2030: nevojat për edukim”. Ajo theksoi mobilizimin e komunitetit akademik/shkencor për hulumtim të çështjeve të turizmit. Kjo ka një rëndësi thelbësore në zhvillimin e turizmit si sektor dhe në pasurimin përmbajtësor të analizave dhe diskutimeve që ka zgjuar ky sektor. Disa ditë më parë, -vazhdoi ajo- shënuam 9 milionë turistë për këtë vit në Shqipëri – një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë sektorët kontribues në turizëm; kjo vjen pas publikimit të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit (UNËTO) të barometrit të turizmit botëror, ku Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për rritjen e flukseve të vizitorëve të huaj (+56%) për muajt janar-korrik 2023.

Në takim referuan dhe diskutuan Prof.dr. Klodiana. Gorica me temën “ Sfidat e turizmit shqiptar në kontekstin Rajonal: Edukimi, kërkimi shkencor dhe modele të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm” , akad. asocuar, Kozeta Sevrani me temën “ Zhvillimet e teknologjisë digjitale në turizëm”, Elona Shehu, dhe Eni Nasi me temën, “ Pozicioni i turizmit në ekonominë e Shqipërisë nëpërmjet modelit Input-Output”

Një nga ristë e forumit është lidhja e ngushtë e dijeve bazike me ato të aplikuara. Në këtë kontekst në forum referuan Enver Mehmeti nga kompania turistike VAS TOUR me temën “ Turizmi i qëndrueshëm dhe sezonaliteti”, përfaqësues nga Elite Travel Group me temën “Digjitalizimi në mikpritje dhe turizëm” dhe Menaxheri i Përgjithshëm Mr. Selcuk Kazan nga Hilton Garden Inn me temën “Roli i biznesit në krijimin e mundësive për forcën e punës në Shqipëri për t’u aftësuar për të punuar në industrinë e hoteleri-turizëm”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në fund të forumit pati shkëmbime mendimesh, pyetje dhe përfundime që referuan gjendjen e turizmit në Shqipëri dhe sfidat për të arritur standardet moderne në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Angjeli: Kushtetuta e ’98-ës i rezistoi kohës

Para

Harta e re gjyqësore rriti deri në 30% tarifat për avokatët; Juristët paralajmërojnë shtrenjtim tjetër të çmimeve nga ndryshimi i taksimit për profesionet e lira

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

nga Fast News
14:00 | 27/12/2025
0

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

nga Fast News
13:30 | 27/12/2025
0

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

nga Fast News
13:02 | 27/12/2025
0

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

nga Fast News
12:58 | 27/12/2025
0

Para
Harta e re gjyqësore rriti deri në 30% tarifat për avokatët; Juristët paralajmërojnë shtrenjtim tjetër të çmimeve nga ndryshimi i taksimit për profesionet e lira

Harta e re gjyqësore rriti deri në 30% tarifat për avokatët; Juristët paralajmërojnë shtrenjtim tjetër të çmimeve nga ndryshimi i taksimit për profesionet e lira

Recent News

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

14:00 | 27/12/2025
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

13:30 | 27/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar