Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Vendimi: 10 mln lekë sigurim jete për punonjësit e Policisë Ushtarake

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Vendimi: 10 mln lekë sigurim jete për punonjësit e Policisë Ushtarake
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 5-10 milionë lekë është vlera e sigurimit të jetës për punonjësit e Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura. Sigurimi bëhët për rastet e aksidenteve në punë dhe fatalitetet.

Në vendimin “Për kategoritë e punonjësve të policisë ushtarake të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët përfitojnë sigurim jete, masat dhe kriteret e përfitimit” të botuar në Fletoren Zyrtare parashikohet se do të jenë 4 kategori të personelit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që përfitojnë sigurim jete.

Përfitues do të jenë punonjësit e strukturave, si: a) Sektori i Policisë Kriminale; b) Inspektorati i Qarkullimit Rrugor; c) Seksioni i Rendit Ushtarak; ç) Inspektorati për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin; d) Toga e Ruajtjes dhe Sigurisë së Personaliteteve në Kompaninë Operacionale të Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Veçanta.

Vendimi përcakton se sigurimi i jetës bëhet sipas kontratës që lidhet me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.

Ky sigurim mbulon ngjarjet në rastet e: a) humbjes së jetës për shkak të detyrës apo si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të saj; b) zhdukjes për shkak të detyrës; c) paaftësisë së përhershme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës; ç) paaftësisë së përkohshme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës; d) shërbimeve mjekësore në spitalet publike ose private jashtë shtetit, kur mbulimet shëndetësore nuk ofrohen në spitalet publike brenda vendit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk mund të jetë më e ulët se: 10,000,000 lekë, për rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës a zhdukjes së personit; 5,000,000 lekë, për rastet e dëmtimit të rëndë fizik; 50,000 lekë, për rastet e dëmtimit të lehtë fizik dhe 5,000,000 lekë, për rastet e humbjes së jetës, si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të detyrës.

Tarifa e primit të sigurimit përcaktohet në kontratën e sigurimit, por nuk mund të jetë më e ulët se 0.5 %. Kushtet standarde të kontratës së sigurimit, përfshirë tabelën e koeficientëve të përfitimit ndaj dëmtimeve trupore, të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shërbejnë si kushte minimale, të detyrueshme për t’u zbatuar nga shoqëritë e sigurimeve.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Etiketa: aktualitet
Pas

11 porosi nga Bill Gates si të keni sukses në jetë

Para

Mirëqenia ka po aq rëndësi sa paga për punonjësit

Para
Mirëqenia ka po aq rëndësi sa paga për punonjësit

Mirëqenia ka po aq rëndësi sa paga për punonjësit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

nga Fast News
21:27 | 10/04/2026
0

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

nga Fast News
21:23 | 10/04/2026
0

Recent News

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

21:46 | 10/04/2026
Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

21:30 | 10/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora