• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria lehtëson nga taksat bixhozin, por ja sa paguajnë qytetarët dhe biznesi

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Qeveria lehtëson nga taksat bixhozin, por ja sa paguajnë qytetarët dhe biznesi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvend prej ditësh tashmë po diskutohet projekligji për lojërat e fatit, i cili pritet të miratohet në parlament. Nëpërmjet këtij drafti qeveria riaktivvizon industrinë e kumarit, të cilën e ndaloi në vitin 2018 me argumentin se shkaktonte dëm moral. Po cfarë e bëri qeverinë të ndryshojë mendimin dhe ku konsiston projekti I saj për lojërat e fatit?

Projektligji parashikon që do të licencohen 10 konpani që do të nbëjnë këtë biznes. Tarifa e tyre e licencimit do të zbritet nga 1 miliardë lekë që ka qenë vitin 2018 në 500 milionë lekë. Për këto kompani TVSH do të jetë 0%. Organizatorët e basteve sportive do të tatohen në masën 15 përqind të të ardhurave bruto nga loja. Ndërsa Organizatorët e kategorive kazino në hotele me pesë yje do të tatohen në masën 25 përqind të të ardhurave bruto nga loja. Për bastexhinjtë, tatimi në burim do të jetë 0%. E thënë ndryshe ata nuk do të paguajnë asnjë taksë për fitimin që do të sigurojnë nga kumari.



Por sa paguan sot taksë një qytetar I thjeshtë për të ardhurat që siguron nga puna e tij?

Taksimi mbi pagën varion nga 7.5% deri në 23% në varësi të pagës. pagat deri në 40 mijë lekë janë të përjashtuara nga taksa; për pagat nga 40 deri në 50 mijë lekë paguhet 7.5% taksë; pagat nga 50 mijë deri në 200 mijë taksohen me 13 % dhe ato mbi 200 mijë lekë me 23%.

Duke vijuar të njëjtën logjikë ekonomike krahasuese, ku bastexhiu nuk do të paguajë asnjë taksë dhe qytetari paguan deri në 23% për pagën, sa taksohet biznesi? Barra fiskale për kapitalin varion nga 8 në 15%. Biznesi paguan tatim fitimi në masën 15% dhe dividend 8%. Këto janë dy taksat kryesore.

Por industria e kumarit nuk është e vetmja që lehtësohet. Grafikisht janë evidentuar disa nga ato që quhen përjashtime fiskale, ose e thënë ndryshe që nuk taksohen.

Kështu, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë nuk paguajnë tatim fitim dhe ato me xhiro deri në 10 milionë në vit as TVSH. Hotelet me 5 yje nuk paguajnë tatim fitim si bizneset e tjera. Jahtet që blihen dhe regjistrohen tek ne nuk paguajnë TVSH. Jahtet që furnizohen në Shqipëri nuk paguajnë akcizë apo taksë tjetër për karburanit, ndryshe nga sa paguajnë bizneset që mbajnë ekonominë e vendit dhe qytetarët për automjetet e tyre. Biokarburantet gjithashtu kanë 0% akcizë. /A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Luhatjet e euros, Guvernatori: Kursi aktual i këmbimit do të jetë normaliteti i ri për në vijim

Para

Emocionet po vijnë në AI. A do të ndjejnë vërtet makineritë?

Para
Emocionet po vijnë në AI. A do të ndjejnë vërtet makineritë?

Emocionet po vijnë në AI. A do të ndjejnë vërtet makineritë?

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar