• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali Zi

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali Zi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zona ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi i ka ndjerë vitet e fundit efektet e ndryshimeve klimatike me shtimin e erozionit bregdetar, zjarreve në sipërfaqet pyjore dhe përmbytjet thuajse të përvitshme.

Sipas profesorit të Universitetit të Shkodrës, Ervin Krymi, këto fenomene kanë rrezikuar popullatën dhe dëmtuar ekonominë e një prej zonave më të njohura bujqësore dhe turistike.

“Në lidhje me fenomenet e rreziqeve natyrore që ndodhin në territor, fokusi është pikërisht tek fenomeni i përmbytjeve duke qenë se vitet e fundit, nga 2010-ta e në vazhdim, janë bërë një fenomen mjaft negativ në territor”, thotë ai.

Të gjendur përballë ndryshimeve klimatike dhe pasojave që sjellin ato në popullatë, por edhe territor, sipas përfaqësuesit të programit “Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij”, Andris Tufa, nevojitet përgatitja e strukturave të veçanta që të përballen me pasojat.

“Fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen plotësisht, por detyra jonë është të zbusim sadopak efektet negative që ato kanë në mjedis dhe në popullatë”, thotë ai.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij ndaj, ekspertët thonë se është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal.

Kjo, sipas ekspertit nga Mali Zi, Branko Micev, do të mundësonte përballjen në një kohë sa më të shkurtër me pasojat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike në territor.

“Rajoni jonë, Shqipëria dhe Mali Zi, ndajmë të njëjtat fenomene, relieve dhe shkaqe natyrore, prandaj vendet tona fqinje duhet të kenë politika integruese në mënyrë që të përballemi sa më lehtësisht me këto situata dhe të gjendemi shumë shpejt për zgjidhjen e situatave të tilla problematike”.

Jemi dëshmitarë të ndryshimeve shumë të shpejta klimatike, thotë eksperti nga Mali i Zi, Branko Micev, ndaj është e nevojshme që të fuqizohen kapacitetet logjistike dhe të hartohen strategji të përbashkëta mes të dy vendeve fqinje me synimin për të qenë të gatshëm për përballimin e tyre.

Profesor Krymi thotë se ngritja dhe forcimi i strukturave të nevojshme për përballimin e pasojave, që mund të shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, është një proces i nevojshëm dhe i vazhdueshëm.

“Është studiuar shumë mirë baseni Drin-Buna, është krijuar harta e rrezikut të përmbytjeve si dhe po përgatitet gjithnjë e më tepër bashkia dhe njësitë administrative që të kenë planet e tyre të veprimit në kohën e duhur, atëherë kur ndodhin këto fenomene”.

Për shkak të ndryshimeve klimatike, zona bregdetare Ulqin-Velipojë-Shëngjin është prekur ndjeshëm nga erozioni bregdetar, i cili ka rrezikuar brezin pyjor si dhe zonën ndërtimore, ndërsa Nënshkodra, megjithë investimet në sistemin e argjinaturave, vazhdon të përmbytet thuajse çdo vit./VOA

Etiketa: aktualitet
Pas

Mbahet për herë të parë jashtë BE-së, çfarë duhet të dimë për Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit?

Para

Si ta fitoni një vend pune?

Para
Si ta fitoni një vend pune?

Si ta fitoni një vend pune?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

nga Fast News
19:46 | 03/02/2026
0

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

nga Fast News
17:51 | 02/02/2026
0

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

nga Fast News
17:07 | 02/02/2026
0

Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike

Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike

nga Fast News
17:05 | 02/02/2026
0

Recent News

Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

19:46 | 03/02/2026
Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

Bizneset ndryshojnë qasje, bëhen më optimiste për ekonominë

17:51 | 02/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar