• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Mirëqenia ka po aq rëndësi sa paga për punonjësit

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
Mirëqenia ka po aq rëndësi sa paga për punonjësit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inflacioni i lartë, rritja e kostove të ushqimeve, gazit dhe thuajse çdo gjëje tjetër, si dhe rritja e normave të interesit, e kanë bërë thuajse të pamundur për çdo njeri në botë të krijojë familje apo të blejë një shtëpi.

Kjo situatë i ka bërë njerëzit të ndihen në ankth apo të stresuar për situatën ekonomike të vendit



Pas valës së pushimeve nga puna në kompani të ndryshme në botë, punonjësit e mbetur u detyruan të kryenin punë shtesë, duke qenë se kolegët e tyre u pushuan  dhe sipërmarrjet ndalën punësimet.

Përballja me stresin dhe presionin e vazhdueshëm shkakton burnout, lodhje, ankth, depresion dhe probleme të tjera në shëndet.

Simptomat e zakonshme të burnout janë lodhja fizike, emocionale dhe mendore, zvogëlimi i produktivitetit, ndjenja e cinizmit dhe shkëputjes nga puna, si dhe mungesa e motivimit.

Por ka edhe simptoma që lidhen me stresin, si dhembje koke ose dhembje kronike, ndjesia e të qenët të mbingarkuar, të palumtur apo të pakënaqur në punë dhe zhvillimi i depresionit dhe ankthit që lidhen me punën.

Sipas raportit “State of Work-Life Wellness” 2024 të Gympass, një platformë për mirëqenien në korporatë, 93% e punonjësve e vlerësojnë mirëqenien e tyre po aq të rëndësishme sa paga, me një rritje prej 10 pikësh krahasuar me një vit më parë.

87% e punonjësve do të merrnin në konsideratë të jepnin dorëheqjen nga një organizatë, nëse ajo nuk do ta vinte theksin te mirëqenia e punonjësve të saj.

Në lidhje me punëkërkuesit, 96% deklaruan se do të merrnin në konsideratë vetëm kompani që i japin rëndësi mirëqenies së punonjësve.

Drejtuesit duhet të kuptojnë se për të qenë konkurrues dhe tërheqës, për të rekrutuar dhe për të mbajtur talentet më të mira, duhet t’i japin përparësi mirëqenies së punonjësve.

“Gjatë kësaj kohe kur punonjësit ndihen më të rraskapitur se kurrë, është e qartë se mirëqenia e tyre nuk është e negociueshme sot për forcën e punës globale dhe rëndësia e saj është rritur në mënyrë të konsiderueshme nga viti në vit” – deklaroi Lívia de Bastos Martini, drejtuese në Gympass, në një intervistë nëpërmjet email.

“Të dhënat e bëjnë më të qartë se kurrë, se punonjësit janë më produktivë kur ndihen mirë dhe kërkojnë vazhdimisht mjedise që i lejojnë ata të kenë sukses”.

Çfarë ndodh kur punonjësit “vuajnë”

Angazhimi i punonjësve është një term i përdorur për të vlerësuar përfshirjen e tyre në një kompani. Ai mat nxitjen, pjesëmarrjen, motivimin dhe angazhimin e një punonjësi.

Angazhimi i punonjësve është i rëndësishëm për suksesin e individit, kompanisë dhe klientëve.

Nëse punonjësit janë të lumtur dhe investojnë në kompani, njerëzit do ta vënë re. Klientët do të kuptojnë se kompania juaj dhe punonjësit e saj angazhohen.

Në të kundërt, nëse punonjësit janë të pakënaqur, kjo do të reflektohet në rezultatet e kompanisë.

Punonjësit që nuk angazhohen, nuk kanë një lidhje të ngushtë me punën e tyre, gjë që mund të çojë në rënie produktiviteti. Ata thjesht po kalojnë kohë në punë.

Duke i dhënë përparësi mirëqenies së stafit dhe duke i ofruar burime të përshtatshme, ju mund të zvogëloni rrezikun e burnout, duke e ndihmuar atë të ketë një raport më të shëndetshëm me punën.

Drejtuesja e Gympass theksoi:

“Punonjësve të cilëve u jepen mjete për t’i dhënë përparësi mirëqenies së tyre janë më të angazhuar, produktivë dhe priren të qëndrojnë në kompaninë ku punojnë”./Forbes

Etiketa: aktualitet
Pas

Vendimi: 10 mln lekë sigurim jete për punonjësit e Policisë Ushtarake

Para

Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? Shqipëria nis shqyrtimin e praktikës gjermane

Para
Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? Shqipëria nis shqyrtimin e praktikës gjermane

Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? Shqipëria nis shqyrtimin e praktikës gjermane

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar