• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kaosi me ndryshimin e taksave dhe procedurave

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Kaosi me ndryshimin e taksave dhe procedurave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Qeveria ka intensifikuar këtë javë takimet me biznesin, në përpjekje për të përmirësuar klimën në vend. Ajo që u premtua sërish, është heqja e të gjitha pengesave dhe barrierave administrative. Por bazuar në nismat e ndërmarra, qasja e qeverisë është krejt e ndryshme nga ajo që shfaqet.



Le të shohim vetëm një element: ndryshimet fiskale. Biznesi ka kërkuar stabilitet fiskal, partnerët ndërkombëtarë gjithashtu. Po çfarë ka ndodhur? Vetëm këtë vit, në fuqi kanë hyrë dy ndryshime të rëndësishme fiskale që prekin në masë qytetarët. I pari është ligji për tatimin mbi të ardhurat, ku ndryshojnë pagat dhe rrjedhimisht, edhe tatimi mbi to.

Ndryshimi i dytë është rritja e referencave për ndërtimin në Tiranë, që reflektohet tek rritja e taksës së banesës për familjet, rritja e taksave të tjera për ndërtuesit, çka pritet që në finale do të shkarkojë tek çmimi fundor, me shtrenjtim të apartamenteve.

Këto ndryshime fiskale, që prekin  thuajse të gjithë qytetarët ndodhin vetëm tre muaj përpara hyrjes në fuqi të paketës së re fiskale, e cila nga 1 janari do ti ndryshojë sërish rregullat e lojës.

Ato do të prekin dy shtyllat kryesore, mbi bazën e të cilave funksionon normalisht aktiviteti i një biznesi: që janë niveli i taksave dhe procedurat tatimore.

Sipërmarrja vendase dhe e huaj kanë kundërshtuar vazhdimisht ndryshimet fiskale, duke kërkuar nga qeveria stabilitet. Kjo e fundit kishte premtuar se taksat dhe procedurat e lidhura me to do t’i ndryshonte një herë në 4 vjet, por realiteti tregon se po ndryshojnë disa herë brenda një viti. Një situatë e tillë e bën të vështirë për biznesin hartimin e planeve financiare; krijon paqartësi në zbatimin e ligjeve edhe nga vetë nëpunësit e administratës, duke lënë hapësira për korrupsion. Një tjetër pasojë është trembja e investitorëve të huaj, që e shohin Shqipërinë si një treg potencial.

Dhe hapur me këto qëndrime, madje të përsëritura kanë qenë Dhoma Amerikane e Tregtisë; Dhomat e Tregtisë; banka Botërore. Madje, në raportin e fundit të këtij viti edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Por si shpjegohen ndryshimet e shpeshta fiskale, që më pas shoqërohen edhe me procedura të mbivendosura, që i kushtojnë biznesit, por edhe administratës kohë dhe para?

Faktorët janë më shumë se një. Ato nisin me mungesën e një vizioni të qartë se çfarë synohet të arrihet me politikën fiskale. Rrjedhimisht, duke mos pasur të qartë vizionin, nuk mund të ndërmerren instrumentet dhe nismat e duhura. Një tjetër faktor është lobimi që bëjnë grupe të ndryshme interesi për të përfituar lehtësi fiskale, të reflektuara me uljen e nivelit të taksave, por edhe në procedura të caktuara. Një faktor i tretë janë emergjencat e ndryshme që mund të ndodhin gjatë vitit buxhetor, të cilat vërtet nuk mund të parashikohen nga qeveria, por mund të parandalohen me skenarë rezervë për mbledhjen e të ardhurave dhe shpenzimeve. Ose në rastin më të keq, mund të jetë një kombinim i të gjithë këtyre faktorëve.

Por pavarësisht gjithçkaje, biznesi ka nevojë për stabilitet fiskal, të cilin mund t’ia japë vetëm qeveria. Ka nevojë për rregulla të qarta loje, që të kthejë mbrapsht investimin e tij dhe kontributin për ekonominë dhe shtetin, me pagesë taksash, vende pune dhe vlerë të shtuar./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Banka Botërore optimiste për ekonominë shqiptare, rrit parashikimin për rritjen në 3.6% këtë vit

Para

Fëmijët e nënave që punojnë, arrijnë më shumë në jetë

Para
Fëmijët e nënave që punojnë, arrijnë më shumë në jetë

Fëmijët e nënave që punojnë, arrijnë më shumë në jetë

Të Gjitha

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

nga Fast News
09:30 | 08/05/2025
0

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

nga Fast News
09:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

16:00 | 08/05/2025
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

15:59 | 08/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar