• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

FMN përmirëson parashikimin për Shqipërinë, rritja ekonomike këtë vit 3.6%

nga Fast News
2 years më parë
në Bota
0
FMN përmirëson parashikimin për Shqipërinë, rritja ekonomike këtë vit 3.6%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

FMN ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Në pasqyrën e fundit globale, të sapopublikuar ka rritur ndjeshëm me 1.4 pikë përqindje parashikimin për ecurinë ekonomike të vendit.

Sipas raportit të tetorit, ekonomia në vitin 2023 pritet që të zgjerohet me 3.6%.



Në raportin e muajit prill, rritja ekonomike për vitin 2023 vlerësohej se do të ishte 2.2%, për t’u përshpejtuar në 3.3% në 2024 dhe për të mbetur rreth këtyre niveleve deri në vitin 2028.

Për 2024, FMN u qëndron vlerësimeve të prillit, për një rritje prej 3.3% që do të përmirësohet lehtë në 3.5% deri në vitin 2028. Fondi e bëri rishikimin në përputhje me vlerësimet e reja, ku edhe për vitin 2022 rritja rezultoi në 4.8%, nga 3.7% që ishte vlerësimi fillestar.

Të dhëna të tjera të INSTAT treguan se në tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti, ekonomia vendase u rrit përkatësisht me 2.83% dhe 3.23%, e nxitur kryesisht nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.

Rritja pritet të përshpejtohet në muajt në vijim, e nxitur dhe nga ecuria e mirë e turizmit.

Për vitin 2023, rritjen më të larta në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me 4.5%, e ndjekur nga Kosova me 3.8%, Shqipëria, Maqedonia e Veriut me 2.5% dhe Serbia e Bosnjë Hercegovina me 2%.

Fondi pret që inflacioni mesatar këtë vit te jetë 3.8%. Në raportin e prillit, inflacioni mesatar pritej në 3.9%.

Por, ndryshe nga raporti i prillit, kur pritej që inflacioni të kthehej në 3%, që është dhe objektivi i shënjestruar i Bankës së Shqipërisë në vitin 2024, në vlerësimin e tetorit inflacioni pritet të mbetet mbi këtë objektiv dhe në 2024, duke u parashikuar mesatarisht në 3.6%.

Ndërkohë, sipas parashikimit të FMN-së, ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet ngadalë nga goditjet e pandemisë, pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe kriza e kostos së jetesës. Në retrospektivë, qëndrueshmëria ka qenë e jashtëzakonshme.

Pavarësisht nga problematikat në tregjet e energjisë dhe ushqimit të shkaktuar nga lufta, dhe shtrëngimi i paprecedentë i kushteve monetare globale, si një mjet për të luftuar inflacionin e lartë, ekonomia globale është ngadalësuar, por nuk ka ngecur. Megjithatë, rritja mbetet e ngadaltë dhe e pabarabartë, me divergjenca globale në rritje. Ekonomia globale, thotë FMN, është duke çaluar, jo duke ecur me shpejtësi.

Sipas parashikimeve më të fundit të FMN-së, rritja globale do të ngadalësohet nga 3,5 për qind në 2022 në 3 për qind këtë vit dhe 2,9 për qind vitin e ardhshëm, një rënie prej 0,1 pikë përqindjeje për vitin 2024 nga parashikimet e fundit të korrikut. Kjo tendencë mbetet shumë nën mesataren historike.

Inflacioni vazhdon të ngadalësohet, nga 9.2 për qind në vitin 2022, në bazë vjetore, në 5.9 për qind këtë vit dhe 4.8 për qind në vitin 2024. Inflacioni bazë, duke përjashtuar çmimet e ushqimeve dhe energjisë, gjithashtu parashikohet të bjerë, megjithëse më gradualisht se inflacioni total, në 4.5 për qind në vitin 2024.

Si rezultat, projeksionet janë gjithnjë e më shumë në përputhje me një skenar të “uljes së butë”, duke reduktuar inflacionin pa ngadalësim të madh të aktivitetit ekonomik, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku rritja e parashikuar e papunësisë është shumë modeste, nga 3.6 në 3.9 për qind deri në vitin 2025.

FMN thotë se megjithëse rreziqet janë reduktuar që nga prilli, përsëri ato mbeten të larta, ku më kryesoret përmenden kriza e pasurive të paluajtshme në Kinë, luhatshmëria e çmimeve të mallrave, sidomos të naftës e ushqimeve, nivelet ende të larta të inflacionit pavarësisht tendencës rënëse, ezaurimi i amotizatorëve fiskalë, ndryshimi gradual i kahur të politikës monetare drejt lehtësimit që mund të shtojë riskun, sidomos në tregjet në zhvillim.

Etiketa: aktualitet
Pas

Konflikti çon çmimin e arit drejt 1850 USD. Investitorët e shohin si aset të sigurtë

Para

Humbet përfitimi ekonomik, interesat e bonove 6-mujore zbresin në 1.5%

Para
Humbet përfitimi ekonomik, interesat e bonove 6-mujore zbresin në 1.5%

Humbet përfitimi ekonomik, interesat e bonove 6-mujore zbresin në 1.5%

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar