• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Fatura financiare e konfliktit të përgjakshëm Izrael-Hamas

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Fatura financiare e konfliktit të përgjakshëm Izrael-Hamas
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konflikti i rizgjuar ndërmjet Hamasit dhe Izraelit nuk po kalon pa faturën e tij në ekonominë botërore. Një rritje e menjëhershme e çmimit të karburanteve fosile është shënuar në bursa.

Çmimi naftës së papërpunuar u rrit me 4%, ndërsa ai i gazit natyror me 10%. Por kjo rritje, për momentin, nuk mund të konsiderohet vërtet shqetësuese. Sa për krahasim, në periudhën e parë të Luftës në Ukrainë, të njëjtat çmime përjetuan rritje shumë më të madhe. Atëherë nafta u rrit me rreth 50%, ndërsa gazi natyror me 180% të çmimeve para luftës.

Po përse çdo konflikt në Lindjen e Mesme ka një ndikim kaq të menjëhershëm në çmimet e hidrokarbureve?

Arsyeja është e thjeshtë. Rreth 33% e naftës në botë prodhohet në këtë rajon. Krahasimisht, Amerika dhe Kanadaja, të dyja bashkë, prodhojnë rreth 27% të totalit, Europa vetëm 3%, Amerika Qendrore dhe Jugore 7%, Afrika 7%, Vendet e Azisë së Paqësorit 8%, dhe Pakti i Vendeve të Pavarura ish-sovjetike 15% të naftës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kur flitet për rritje të çmimit të naftës dhe karburanteve të tjera fosile, nëse luhatjet vijojnë, ato nuk mbeten vetëm në këtë kategori por transmetohen përgjatë zinxhirit të produkteve dhe proceseve të tjera.

Një pasojë thuajse e menjëhershme është rritja e çmimeve të energjisë elektrike në bursë. Gjithashtu, rriten çmimet e plehrave kimike dhe produkteve të ngjashme që prodhohen nga përpunimi i naftës. Një sektor i rëndësishëm që pëson rritje të shpejtë të çmimeve është ai i transportit. Ky i fundit, kombinuar me produktet e lartpërmendura dhe të tjera, ndikon te Inflacioni i Përgjithshëm.

Duke qenë se Shqipëria ka një varësi ekstreme nga importet, ajo priret të importojë edhe krizat e çmimeve në botë.

Kjo do të thotë se ndikimi i parë do të jetë tek karburantet, ku nuk përjashtohet një rritje e shpejtë e cmimit fundor. Aktualisht një litër naftë, shitet me rreth 197 lekë për litër. Por kujtojmë që cmimi i naftës kapërceu në mbi 237 apo 245 lekë për litër në periudhën kur nisi lufta në Ukrainë dhe qëndroi gjatë këto nivele, të paktën deri në fund të qershporit, kur qeveria shkriu edhe Bordin e Transperncës të ngritur për të shmangur abuzimet me cmimin e karburanteve.

Sot ndodhemi përballë të njëjtit rrezik. Një konflikt i rizgjuar në arenën ndërkombëtare, që kërcënon edhe ekonominë shqiptare./A2 CNN

Më poshtë linku i analizës:

https://a2news.com/video/fatura-financiare-e-konfliktit-te-pergjakshem-izrael-hamas/

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Rreziku i përshkallëzimit të konfliktit në Izrael, ish ministri i Financave: Do të sillte probleme të mëdha sociale

Para

4 këshilla për një ditë më produktive

Para
4 këshilla për një ditë më produktive

4 këshilla për një ditë më produktive

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtyhet deri më 20 shkurt afati për deklarimin e inventarit, Tatimet dalin me njoftimin për bizneset

Shtyhet deri më 20 shkurt afati për deklarimin e inventarit, Tatimet dalin me njoftimin për bizneset

nga Fast News
17:29 | 04/02/2026
0

Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

nga Fast News
17:22 | 04/02/2026
0

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

nga Fast News
17:08 | 04/02/2026
0

Debati për pagat, Rama gjyqësorit: Keni pagat më të lartat në Ballkan, të barabarta me Greqinë

Debati për pagat, Rama gjyqësorit: Keni pagat më të lartat në Ballkan, të barabarta me Greqinë

nga Fast News
11:30 | 04/02/2026
0

Recent News

Shtyhet deri më 20 shkurt afati për deklarimin e inventarit, Tatimet dalin me njoftimin për bizneset

Shtyhet deri më 20 shkurt afati për deklarimin e inventarit, Tatimet dalin me njoftimin për bizneset

17:29 | 04/02/2026
Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

17:22 | 04/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar