Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çmimet e banesave u rritën edhe me 11.6% këtë vit, në Tiranë rritja edhe më e madhe

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Çmimet e banesave u rritën edhe me 11.6% këtë vit, në Tiranë rritja edhe më e madhe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka të ndalur rritja e çmimeve të apartamenteve në vendin tonë. Banka e Shqipërisë konstaton në Vrojtimin mbi “Tregun e pasurive të patundshme” se gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, çmimet u rritën me 11% në rang vendi, ndërsa në Tiranë me 13.3%.

“Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi, i llogaritur për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, shënoi rritje me 11.6% ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm, duke u rikthyer në nivelin e të njëjtës periudhë një vit më parë. Totali i vëllimit të shitjeve është rritur, sidomos në zonën e Tiranës, e cila ka rezultuar përcaktuese për rritjen e indeksit. Përveç vëllimit, çmimet mesatare të raportuara në zonat qendrore të kryeqytetit u rritën ndjeshëm, duke përbërë një faktor shtesë pas rritjes së indeksit. Çmimet mesatare në zonat e tjera të Tiranës treguan rënie të lehta, ato në bregdet u shfaqën të pandryshuara, kurse çmimet mesatare në zonat e tjera u shfaqën të rritura me 11%.

Indeksi i Çmimit për Tiranën u rrit gjithashtu, me 13.3% ndaj periudhës paraardhëse, duke treguar pak ndryshime në terma vjetorë. Kjo ecuri u diktua nga rritja me rreth 29% e çmimeve mesatare për pronat e shitura në qendër të kryeqytetit, krahasuar me periudhën paraardhëse. Në zonat periferike dhe ato jashtë kryeqytetit, çmimet kanë treguar rënie shumë të vogla”, theksohet në Vrojtimin e Bankës së Shqipërisë.

Edhe çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë periudhës. Kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë.

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Raporti: Rritja e cmimeve godet familjet, shpenzimet e ushqimeve rriten deri në 100 mijë lekë/muaj

Para

7 gabimet më të shpeshta në komunikim

Para
7 gabimet më të shpeshta në komunikim

7 gabimet më të shpeshta në komunikim

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

nga Fast News
09:30 | 08/06/2026
0

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

nga Fast News
09:09 | 08/06/2026
0

A po fillon flluska?! Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025, sipas BSH

A po fillon flluska?! Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025, sipas BSH

nga Fast News
09:01 | 08/06/2026
0

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet/ Kurti bie me 6%, ja kush u rrit

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet/ Kurti bie me 6%, ja kush u rrit

nga Fast News
08:30 | 08/06/2026
0

Recent News

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

09:30 | 08/06/2026
Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

09:09 | 08/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora