• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Credins bank çeli në ambientet e saj ekspozitën më të re artistike nën titullin “Arben Bajo, një yll që nuk shuhet”. Në kuadër të 20 vjetorit të bankës, ekspozita është pjesë e aktiviteteve kulturore, të cilat janë ndërmarrë nga banka në këtë vit special. Klientet e bankes do të ketë mundësinë të njihen me 20 vepra arti, të cilat janë të skalitura me shumë mjeshtëri në materialin bronz.

Artisti i madh i dimensioneve klasike, frymëzimin e gjente shpesh tek mitologjia si dhe antikiteti grek. Punimet e gdhendura janë një reflektim i shpirtit njerëzor. Kafshët apo nudoja, janë gjithashtu një tjetër formë e artit figurativ të shprehura më shumë pasion në shumë vepra të tij. Me një aftësi të thellë përceptimi në çdo detaj, artin e bukur të skulpturës e solli edhe në versionin modern, duke na dhuruar vepra unike.

Bajo me artin pamor tridimensional, spikati për talentin e jashtëzakonshëm duke lënë pas vepra madhështore monumentale të realizuara si: shtatorja e At Zef Pellumbit, Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje etj. Punimet e tij janë vlerësuar me çmime të ndryshme si dhe janë ekspozuar edhe në disa ekspozita ndërkombëtare.

Adhurimin për të bukurën, skulptori i madh e ka të trashëguar organikisht nga vendi i origjinës, qyteti i bukur i traditës kulturore, Gjirokastër. Studimet i kreu në liceun artistik në qytetin e Fierit dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë (1988-1992).

Që në fillimet e tij do të evidentohej për aftësinë e të punuarit me një stil të veçantë, duke u identifikuar ndër vite si mjeshtër i madh në disiplinën e artit figurativ. Bajo gjithashtu do të mbetet edhe profesori i dashur i studentëve, i cili fal pasionit të madh frymëzoi brezat e rinj t’a donin artin e bukur të gdhendjes. Veprat e shumta të lëna pas, janë tashmë një pasuri kombëtare trashëgimore, të cilat e sjellin artistin Bajo më të gjallë se kurrë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë muajit tetor dhe nentor dhe të gjithë artdashësit që janë të apasionuar pas punimeve autentike dhe kryeveprave, mund ti blejnë tashmë. Kjo ekspozitë u mundësua nga Credins bank dhe erdhi në ditëlindjen e 56- të skulptorit të madh, në shenjë respekti për punën e vyer të bërë ndër vite. Credins bank, e konsideron kulturën dhe artin si një rol pozitiv të rëndësishëm në zhvillimin emocional, shpirtëror dhe atë mental në shoqërinë e një vendi.

Si e tillë, Credins bank i ka bërë jehone çdo aktiviteti kulturor, duke promovuar gjithmonë artistët në forma të ndryshme. Transmetimin e vlerave apo njohja me trashëgiminë kulturore, është investimi më i mirë që mund të bëhet për të patur një shoqëri dhe rini të emancipuar me qasje moderne dhe njerëzore.

Etiketa: aktualitet
Pas

Banka e Shqipërisë miraton rregullore të re për kreditë e pasurive të patundshme

Para

Ballkani ende larg ekonomikisht Europës, janë përdorur vetëm 50% e fondeve prej 30 miliardë euro për planin e investimeve ekonomike

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar