• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Apeli i Bankës Botërore: Integrimi europian, zgjidhje për problemet ekonomike të vendeve të Ballkanit Perendimor

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Apeli i Bankës Botërore: Integrimi europian, zgjidhje për problemet ekonomike të vendeve të Ballkanit Perendimor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri si Zëvendës Presidente e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, Antonella Bassani po takon liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerë të tjerë të mbledhur në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit për të diskutuar mbi veprimet për forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Integrimi ekonomik është një nga nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike, krijimit të vendeve të punës dhe prosperitetit. Ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të materializojnë këtë shans nëse do të arrijnë të adresojnë çështjet që lidhen me barrierat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve dhe modernizimin e sistemeve të pagesave, theksoi Antonella Bassani në Samit.





“Ballkani Perëndimor ka përpara një mundësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar një treg prej 450 milionë banorësh në Bashkimin Evropian. Përvoja në mbarë botën, përfshirë Ballkanin Perëndimor, ka treguar se në mënyrë që firmat të rriten dhe arrijnë të përdorin ekonomitë e shkallës, është thelbësore që ato të hyjnë në tregjet ndërkombëtare”, tha Bassani.

“Integrimi ekonomik ofron një rrugë të shpejtë për adoptimin e teknologjive të reja, në rrjedhën e ideve të reja dhe inovacioneve si dhe për kalimin drejt produktivitetit më të lartë që përbën themelin e rritjes ekonomike në ekonomitë me të ardhura të mesme”.

Aktualisht, shoferët e kamionëve humbasin çdo vit rreth 26 milionë orë – gati 3000 vite –gjatë kalimit në pikat kufitare në Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, të diskutuar gjatë takimeve të Procesit të Berlinit, reduktimi i kohës mesatare të pritjes në kufi me tre orë – që përbën diferencën midis kohës mesatare të pritjes në Ballkanin Perëndimor dhe vendeve të OECD-së – mund të rrisë deri në tre përqind produktin e brendshëm bruto (PBB) në secilën prej gjashtë ekonomive të rajonit në periudhë afatmesme.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian do të sillte një rritje shtesë me gjashtë për qind të përfitimeve. Për më tepër, vendet fqinje të Bashkimit Europian si Rumania, Hungaria dhe Bullgaria mund të përjetojnë rritje me rreth 0.2 për qind të përfitimeve si rezultat i rritjes së aktivitetit tregtar me Ballkanin Perëndimor.

Banka Botërore ka filluar të punojë tashmë me partnerët për të lehtësuar tregtinë dhe transportin në rajon përmes investimeve dhe reformave, Ajo po mbështet gjithashtu ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në procesin e përafrimit të sistemeve të tyre të pagesave me standardet e Bashkimit Europian dhe përmbushjes së kushteve për integrimin në Zonën e vetme të Pagesave në Euro (SEPA), gjë e cila do të lehtësonte dhe reduktonte kostot e remitancave.Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Antonella Bassani do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ballkani ende larg ekonomikisht Europës, janë përdorur vetëm 50% e fondeve prej 30 miliardë euro për planin e investimeve ekonomike

Para

Mbyllet Samiti/ 6 mld euro “në lojë”, Von der Leyen e prerë: Nuk ka fonde pa reforma

Para
Mbyllet Samiti/ 6 mld euro “në lojë”,  Von der Leyen e prerë: Nuk ka fonde pa reforma

Mbyllet Samiti/ 6 mld euro “në lojë”, Von der Leyen e prerë: Nuk ka fonde pa reforma

Të Gjitha

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

nga Fast News
10:08 | 12/08/2025
0

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

nga Fast News
10:02 | 12/08/2025
0

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

nga Fast News
09:56 | 12/08/2025
0

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

nga Fast News
09:42 | 12/08/2025
0

Recent News

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

10:08 | 12/08/2025
Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

10:02 | 12/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar