Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

NOA, pjesë e Innvest Summit”, Spahiu: Sfida e së ardhmes, shërbimet financiare digjitale

nga Fast News
3 years më parë
në Të gjitha
0
NOA, pjesë e Innvest Summit”, Spahiu: Sfida e së ardhmes, shërbimet financiare digjitale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edicioni i 6-të i samitit të përvitshëm “Innvest” u zhvillua pranë mjediseve të Piramidës, në Tiranë. Si një iniciativë e përvitshme dedikuar inovacionit, sipërmarrjes dhe sektorit financiar, samiti mbledh që nga viti 2018 liderë, sipërmarrës dhe vendimarrës publikë vizionarë me qëllim inkurajimin e inovacionit dhe të bashkëpunimit në shërbim të një zhvillimi ambicioz e të qëndrueshëm për vendin e rajonin.

I titulluar “E ardhmja e Financës në Ballkanin Perëndimor”, ky edicioni mblodhi së bashku rreth 200 përfaqësues të spikatur të sektorit financiar në Ballkan. Me mbështetjen e Fondacionit Visa dhe të NOA, panelistët u ndalën gjerësisht rreth të ardhmes së financave në rajon, transformimit digjital dhe sfidave dhe oportuniteteve që sjellin risi të tilla si pagesat elektronike, aplikacionet digjitale financiare, aplikimet për financime digjitale etj.

“NOA si një institucion financiar jo bankë mori pjesë në panelin për krijimin e një të ardhme të qëndrueshme për financat, duke i dhënë më shumë rëndësi jo vetëm financimit që ne bëjmë për ekonominë shqiptare por edhe më shumë fokus edukimit dhe impaktit që ne japim në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve financiare”, thotë Herjola Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i NOA.

Spahiu thekson se sfida e së ardhmes mbetet digjitalizimi i shërbimeve financiare, me synimin që t’i krijohen mundësi aksesi në financë të gjitha bizneseve dhe jo vetëm. “Mbetet një nga vështirësitë kryesore udhëtimi i përbashkët i shërbimeve financiare me digjitalizimin, nuk është shumë e thjeshtë, nuk ka qenë dhe nuk besoj se do të jetë. Ne mundohemi gjithmonë e më tepër ti përshtatemi nevojave të tyre, duke ua lehtësuar mënyrën e aksesimit në financa, pavarësisht vendndodhje gjeografike, pavarësisht biznesit të tyre apo nevojave që ata mund të ketë.

Kemi shumë rrugë përpara sidomos në edukimin e bizneseve të vogla sepse edukimi financiar, rrugëtimi financiar dhe digjital duhet të jetë i përbashkët. Ne presim që edhe bizneset të kërkojnë ti dixhitalizojnë shërbime sepse krijon eficenca më të mira për një biznes por edhe një mundësi më të mirë për të kaluar në tregjet ndërkombëtare dhe jo vetëm lokale”, pohon drejtoresha ekzekutive e NOA. Si një event ekskluziv, samiti nxit një të menduar strategjik me qëllim për të ndikuar në zbatimin e praktikave më të reja në sektorin financiar në shërbim të rritjes së aksesit në financë dhe të qëndrueshmërisë së aktivitetit për start-upet, mikrobizneset dhe NVM-etë shqiptare e ballkanike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Me një pjesëmarrje aktorësh privatë (në nivel CEO) dhe publikë (në nivel ministri), samiti solli një ballafaqim unik mbi propozime konkrete e shembuj faktik nga praktikat e përditshme të sektorit financiar.

Pas

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Para

Luhatjet e euros, Guvernatori: Kursi aktual i këmbimit do të jetë normaliteti i ri për në vijim

Para
Luhatjet e euros, Guvernatori: Kursi aktual i këmbimit do të jetë normaliteti i ri për në vijim

Luhatjet e euros, Guvernatori: Kursi aktual i këmbimit do të jetë normaliteti i ri për në vijim

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bizneset po përshtaten, 44.3% e ndërmarrjeve po përdorin inovacionin

Bizneset po përshtaten, 44.3% e ndërmarrjeve po përdorin inovacionin

nga Fast News
19:12 | 26/05/2026
0

Nga 1 Qershori, bileta e autobusit do të rritet me 30 lekë nëse e paguan me kartë bankare

Nga 1 Qershori, bileta e autobusit do të rritet me 30 lekë nëse e paguan me kartë bankare

nga Fast News
18:57 | 26/05/2026
0

Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare

Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare

nga Fast News
14:30 | 26/05/2026
0

Ka nisur zyrtarisht kriza e Inteligjencës Artificiale!

Ka nisur zyrtarisht kriza e Inteligjencës Artificiale!

nga Fast News
14:00 | 26/05/2026
0

Recent News

Bizneset po përshtaten, 44.3% e ndërmarrjeve po përdorin inovacionin

Bizneset po përshtaten, 44.3% e ndërmarrjeve po përdorin inovacionin

19:12 | 26/05/2026
Nga 1 Qershori, bileta e autobusit do të rritet me 30 lekë nëse e paguan me kartë bankare

Nga 1 Qershori, bileta e autobusit do të rritet me 30 lekë nëse e paguan me kartë bankare

18:57 | 26/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora