• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

“Violina e Paqes”, festivali ndërkombëtar që nuk duhet të humbisni në 25-27 shtator

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
“Violina e Paqes”, festivali ndërkombëtar që nuk duhet të humbisni në 25-27 shtator
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë na ndajnë nga edicioni i dytë i Festivalit ndërkombëtar “Violina e Paqes”. Pas suksesit të vitit të kaluar, festivali vjen këtë vit me dy koncertet kryesore të tij në Tiranë në datën 25 shtator në “Qendren Kulturore pranë Katedrales Ortodokse” dhe në datën 27 Shtator në Hotel Adriatik Durrës . Aktivitete të tjera sociale – artistike do ta shoqërojnë Festivalin. Drejtuesi i këtij eventi, Kledis Rexho, tregon se “Edhe këtë vit nuk do të mungojë misioni ynë pedagogjik në ndihmë të talenteve të reja të muzikës klasike”.

Festivali “Violina e Paqes” vjen me miq dhe muzikantë shqiptarë dhe të huaj dhe koncertet kryesore të tij do t’i dedikohen në Durrës kompozitorit tonë historik dhe shpikësit të shkrimit muzikor bizantin, Jan Kukuzeli. Në Tiranë do t’i dedikohet ikonës së Muzikës popullore të Tiranës, Zotit Muharrem Gurra.





Një grup artistësh të huaj, drejtuar nga organizatori e këtij eventi të përvitshëm, Violinisti  Kledis Rexho, vijnë në Shqipëri falë mbështetësve të këtij eventi, që për këtë vit janë Shoqata ” Shoqnia – Tirona Autoktone” dhe Hotel Adriatik Durrës 5 Stars B.W. Premier Collection. Eventi është fuqizuar edhe falë “Elite travel Group” , Studio Domi Durrës, Piano House Albania, Universiteti Barleti , Decibel, Art Anima.

Businessmag Albania e ka mbështetur këtë event vitin e kaluar dhe do të vijoj, duke ju ftuar të ndiqni talentet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha të njiheni me talentet e reja shqiptare që zbulon ky Festival. Gjatë vitit të kaluar, “Violina a Paqes” zbuloi dy talente. Kledis na tregon se, “bashkëpunim dhe puna e mëtejshme, ka bërë që dy fëmijët e talentuar të jenë sot në shkollën më të mirë të Muzikës së Parisit. Festivali i uron Vesës dhe Brajanit një vit shkollor sa më të mbarë në Francë”.

Ndaj ju ftojmë të blini biletën e pjesëmarrjes, për t’u njohur edhe me muzikantët dhe miqtë e Festivalit. Ato janë: familja Gurra, solistët dhe orkestrantët, koordinatorët pedagogjikë Ami Flammer, Bujar Sykja, Vera Tego.

Armand Broshka është violinisti dhe orkestranti që ka bërë punën kërkimore dhe orkestrimet për këtë projekt.

“Life and Music Concept Orchestra”, është orkestra e parë ndërkombëtare, me bazë në Shqipëri, me muzikantë shqiptarë dhe të huaj, e cila do të performojë, jo vetëm në dy koncertet kryesore të Festivalit “Violina e Paqes”, por do të jetë e ftuar nderi për një moment muzikor në Festivalin ndërkombëtar të orkestrave në Elbasan, të organizuar nga muzikanti i nderuar Elbasanas, Blerim Narazani.

Artistët e “Violina e Paqes” shprehin mirënjohje presidentes të nderit të Festivalit, Zonjës Nevila Dudaj dhe të gjithë artdashësve që ndihmojnë dhe besojnë tek ky projekt./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Analiza teknike e tregjeve financiare, zhvillohet në Shkup konferenca e parë Rajonale, pjesë edhe Shqipëria

Para

10 gjëra nuk duhet t’ia thoni asnjëherë shefit

Para
10 gjëra nuk duhet t’ia thoni asnjëherë shefit

10 gjëra nuk duhet t’ia thoni asnjëherë shefit

Të Gjitha

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

nga Fast News
16:25 | 12/06/2025
0

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

nga Fast News
16:21 | 12/06/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
16:18 | 12/06/2025
0

Recent News

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

16:34 | 12/06/2025
Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

16:25 | 12/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar