• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Si ta ndalojmë Google të “përgjojë” bisedat tona?

nga Fast News
2 years më parë
në Teknologji
0
Si ta ndalojmë Google të “përgjojë” bisedat tona?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përdoruesit e telefonave inteligjentë shpesh kanë pyetur veten nëse Google po i dëgjon bisedat e tyre pasi kompania përdor të dhëna personale për të dërguar më pas reklama për target grupe të synuara.

Në fund të fundit, cili përdorues i celularit nuk ka pasur rastin të diskutojë diçka në një takim dhe më pas disa minuta më vonë Google i shfaq një reklamë përkatëse?!



Mendimi i parë është se celulari ynë ndoshta po “përgjon”, por siç është zbuluar, nuk është telefoni ai që dëgjon bisedat, por Google.

Ka shumë raste kur përdoruesit, pasi janë përballur me një reklamë për artikullin që sapo kanë diskutuar, por nuk e kanë kërkuar kurrë në internet, kanë menduar se kanë pasur të bëjnë me një lloj loje konspirative.

E vërteta është se Google “përgjon” bisedat e përdoruesve dhe më pas nis të shpërndajë reklamat te targeti. Dhe kjo ndodh për shkak të një cilësimi në faqen e internetit të Google të quajtur “Përfshi aktivitetin e zërit dhe audios”.

Për të “përgjuar” bisedat tona Google-it i vjen në ndihmë mikrofoni.
Në veçanti, kur mikrofoni i celularit është vazhdimisht i ndezur, në mënyrë që shërbimet e ndihmës zanore të funksionojnë, Google mbledh materiale për të na shfaqur më pas reklamat që i konsideron interesante për ne.

Kur ky funksion aktivizohet, atëherë celulari regjistron atë që themi, për të identifikuar “fjalë kyçe” të cilat do t’i përpunojë për t’iu bindur komandave që do të japim.

Këto regjistrime, në fakt, ruhen në llogari dhe mund të përdoren nga Google për të ndihmuar kompaninë të mësojë tingullin e zërit dhe të përmirësojë përgjigjen ndaj komandave që përdoruesit japin.

Sipas informacioneve në faqen zyrtare të platformës, ky aplikacion mbledh dhe përpunon të dhëna të ndryshme zanore të marra përmes mikrofonit të celularit apo kompjuterit.

Dihet, në fund të fundit, se Google, si dhe shumë kompani të tjera të mëdha teknologjike, përdorin të dhënat e përdoruesve që përfshijnë demografinë, historinë e kërkimit dhe natyrisht vendndodhjen e tyre në hartë.

Nga ana e saj, kompania ka deklaruar kategorikisht se nuk i përdor këto të dhëna për qëllime reklamimi, por vetëm për të përmirësuar shërbimet e saj.

Por cilat janë katër hapat që mund të parandalojnë Google të “përgjojë” pajisjet tuaja elektronike, veçanërisht telefonat.

Së pari, përdoruesit duhet të çaktivizojnë funksionin e regjistrimit, përmes faqes së internetit të Google nga një kompjuter ose nga një telefon celular (përmes aplikacionit të kompanisë).

Hapat që duhen ndjekur në vijim janë si më poshtë:

Hyni në llogarinë tuaj Google

Klikoni në opsionin “Data & Privacy”

Në seksionin “Cilësimet e historisë”, klikoni “Aktiviteti i uebit dhe i aplikacioneve”

Pranë “Përfshi aktivitetin zanor dhe audio”, shihni nëse ky cilësim është i kontrolluar apo jo. Nëse doni ta çaktivizoni, kjo bëhet duke klikuar mbi të. Kështu “i këpusni krahët” Google, i cili nuk do të ketë absolutisht të drejtë të dëgjojë bisedat tuaja.

Etiketa: aktualitet
Pas

Agjencia “Standard & Poor’s” rrit vlerësimin për Shqipërinë: Perspektiva pozitive. Ibrahimaj: Do të rritet interesi i investitorëve të huaj

Para

Pse jeni cilësuar “i mbikualifikuar” për një punë?

Para
Pse jeni cilësuar “i mbikualifikuar” për një punë?

Pse jeni cilësuar “i mbikualifikuar” për një punë?

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar