Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja që lehtëson procedurat në doganë

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja që lehtëson procedurat në doganë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Kosova do të lehtësojnë procedurat për inspektimin e produkteve me origjinë jo shtazore. Në Fletoren Zyrtare është botuar marrëveshja e miratuar në mbledhjen e fundit mes dy qeverive, më 30 gusht. Kjo marrëveshje synon lehtësimin e procedurave doganore për inspektimin e produkteve me origjinë jo shtazore. Ajo mu miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare në 30 gusht.

Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej pesë vitesh. Ajo mund të ripërsëritet dhe ka për qëllim promovimin e tregtisë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas marrëveshjes, “palët bien dakord se kontrolli në import, transit dhe eksport të produkteve ushqimore me origjinë jo shtazore, mund të kryhet në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit, sipas kërkesës së subjektit.

Autoritetet përgjegjëse për sigurinë ushqimore të secilës palë, do të lejojnë importin dhe eksportin, shoqëruar me certifikata të njohura ose raport-analiza apo dokument tjetër të përshtatshëm, të lëshuar sipas legjislacionit të secilës palë, që garanton sigurinë ushqimore”.

Po ashtu, sipas marrëveshjes, “autoritetet kompetente të secilës palë do të njoftojnë njëra-tjetrën për planet e kontrollit me bazë risku dhe aktet rregullatore që miratohen në fushën e sigurisë ushqimore. Dhe, kontrollet e ngarkesave të ushqimeve me origjinë jo shtazore, gjatë importit dhe eksportit, do të realizohen bazuar mbi analiza risku”.

Për zbatimin e kësaj marrëveshje, institucionet respektive të Bujqësisë, me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ushqimore, do të shkëmbejnë publikime profesionale dhe organizojnë trajnime të përbashkëta.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pabarazia gjinore drejt zbutjes, por hendeku mbetet i madh

Para

Numri i fëmijëve të regjistruar për herë të parë në çerdhet publike në Tiranë rritet 40%, fluksi nga të ardhurit nga rrethet

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

nga Fast News
16:50 | 13/11/2026
0

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

nga Fast News
15:45 | 13/11/2026
0

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

nga Fast News
15:20 | 13/11/2026
0

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
14:50 | 13/11/2026
0

Recent News

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

16:50 | 13/11/2026
Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

15:45 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora