• Home
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Finance
  • Opinion
  • Bota
  • Teknologji
  • Të Tjera
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Finance
  • Opinion
  • Bota
  • Teknologji
  • Të Tjera
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ndërtuesit kundër rritjes së çmimeve të referencë për pronat. Ja arsyet

nga Fast News
17:36 | 12/09/2023
në Ekonomi
0
Ndërtuesit kundër rritjes së çmimeve të referencë për pronat. Ja arsyet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtuesit kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve të referencës për pronat. Në një konferencë për shtyp, Shoqata e Ndërtuesve kërkon shfuqizimin e vendimit. Ata argumentojnë se rritja e referencave do të rëndojë mbi qytetarët dhe biznesin në sektorin e ndërtimit.

“Për zonat ku është rritur çmimi i referencës ndryshimi sjell efekt të menjëhershëm te financat e subjekteve juridike, pronare të pasurive të paluajtshme, si dhe të çdo pronari të pasurisë së paluajtshme. Por njëkohësisht çmimet e referencës së parashikuar në këtë VKM gjejnë përdorim për aplikimin e efektit të taksës për kalimin e pronësisë të parashikuar në ligjin për të ardhurat. Duke i dhënë një tjetër goditje mbi këdo që do të kryejë transaksione me pasuritë e paluajtshme, duke përfshirë edhe ata që kanë rivlerësuar shtëpitë. Si pasojë çmimet e referencës do të sjellin rritje të menjëhershme të taksës së infrastrukturës, dhe taksës 3% të kontributit të strehimit social”, u shpreh Luigji Aleksi anëtar i shoqatës së Ndërtuesve.



Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare rritën çmimet fiskale të apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga 5 deri 76%. Rritja më e lartë ishte në zonën kadastrale 7/4, (Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht) me 76% dhe në vlerë me 49,300 lekë për metër katror.

Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018. Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.

Me rritjen e çmimeve të referencës individët do të paguajnë deri në 76% më shumë taksë për ndërtesën nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm nga sa paguanin më parë.  Rritja e çmimeve të referencës rrit automatikisht pagesat e taksës, pasi vlera e ndërtesës llogaritet mbi çmimet e referencës. Sipas Shoqatës së ndërtuesve qytetarët do të paguajnë edhe më tepër tatim mbi të ardhurat kur kryejnë transaksioni shitje-blerje. Në rast shitje të një pasurie të paluajtshme diferenca e vlerës së pronës nga blerja tatohet 15%. Vlera e shitjes së pasurisë së paluajtshme nuk mund të deklarohet nën çmimet e referencës së përcaktuara nga qeveria.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ngriti shqetësimin e shtimit të kostove te sektori dhe individët nga VKM-ja me rritjen e çmimeve të referencës edhe në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama. Për këto arsye Shoqata e Ndërtuesve propozoi që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi te vendimit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Hyn në fuqi vendimi, të gjitha tenderat e ministrive nëpërmjet Operatori të Blerjeve të Përqendruara

Para

Emigracioni rrit pagat me rreth 17%, më të paguarit punonjësit e bankave dhe sigurimeve

Para
Emigracioni rrit pagat me rreth 17%, më të paguarit punonjësit e bankave dhe sigurimeve

Emigracioni rrit pagat me rreth 17%, më të paguarit punonjësit e bankave dhe sigurimeve

Të Gjitha

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 8.6%

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 8.6%

nga Fast News
16:54 | 28/09/2023
0

“Frikë” nga tatimi për profesionet e lira?! Vetëpunësimi bie në 29.3%, niveli më i ulët që nga viti 2015

“Frikë” nga tatimi për profesionet e lira?! Vetëpunësimi bie në 29.3%, niveli më i ulët që nga viti 2015

nga Fast News
10:00 | 28/09/2023
0

Pse evropianët paguajnë më shumë për iPhone sesa amerikanët

Pse evropianët paguajnë më shumë për iPhone sesa amerikanët

nga Fast News
09:30 | 28/09/2023
0

A do ketë një BRETTON WOODS TË RI?!

A do ketë një BRETTON WOODS TË RI?!

nga Fast News
08:30 | 28/09/2023
0

Recent News

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 8.6%

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 8.6%

16:54 | 28/09/2023
“Frikë” nga tatimi për profesionet e lira?! Vetëpunësimi bie në 29.3%, niveli më i ulët që nga viti 2015

“Frikë” nga tatimi për profesionet e lira?! Vetëpunësimi bie në 29.3%, niveli më i ulët që nga viti 2015

10:00 | 28/09/2023

Categories

  • Aktualitet
  • Biznes
  • Bota
  • Ekonomi
  • Finance
  • Foto
  • Kronikë
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Sport
  • Të gjitha
  • Të Rëndësishme
  • Teknologji
  • Vizatimore

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Albania

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Finance
  • Opinion
  • Bota
  • Teknologji
  • Të Tjera