• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nafta, rritja e xhiros nga çmimet e larta, një “telash” për tregun

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Nafta, rritja e xhiros nga çmimet e larta, një “telash” për tregun
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu global i naftës ishte i pari që u godit nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, me çmimet e arit të zi që u rritën me shpejtësi. Efekti u transmetua dhe në tregun vendas, ku një litër naftë arriti deri në 260 lekë në mes të marsit, nga 185 lekë në janar 2022. Shtrenjtimi i fortë nxiti qeverinë që të krijonte Bordin e Transparencës po në mars, i cili vendoste çmime tavan për shumicën dhe pakicën. Bordi funksionoi deri në qershor 2023. Sektori, që është shumë i varur nga ecuria e çmimeve në të ardhurat vjetore, ka deklaruar rritje të fortë dyshifrore të qarkullimit vjetor.

Në kahun tjetër, shtrenjtimi i çmimeve ndikoi në rënien e importeve, ndonëse INSTAT vijoi të raportonte rritje të konsumit. Importi i karburanteve ra me 9% në vitin 2022, me bazë vjetore, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.



 

Burimi: MInistria e Financave
Burimi: INSTAT

Në vitin 2022, qarkullimi vjetor i 22 shoqërive më të mëdha të tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve ishte 282 miliardë lekë, me rritje prej 40% me bazë vjetore.

Në një pjesë të madhe, xhiroja e kompanive rritet fiktivisht, duke kaluar nga një subjekt në tjetrin, për pasojë të tregtimit me dy nivele (me shumicë e me pakicë) në mënyrën se si është i strukturuar tregu në Shqipëri sot.

Rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare dhe më pas në tregtimin me pakicë në vend, ishte faktori kryesor që ndikoi.

Por më shumë se një “bekim”, kjo tendencë solli vetëm telashe për importuesit dhe tregtuesit, që u përballën si me Bordin, ashtu edhe me rënien e konsumit, sidomos në pjesën e parë të vitit.

Ndërsa kontrolli i çmimeve uli elasticitetin për të manovruar në treg, duke bërë që shumë prej tyre të dalin me humbje, ose rënie të ndjeshme të fitimeve.

Dy sipërmarrje në fushën e tregtimit me shumicë të hidrokarbureve renditen ndër 10 më të mëdhatë e “Monitor 200” në vitin 2021.

“Kastrati Group”, që kryen tregtimin me shumicë të hidrokarbureve, është pozicionuar prej vitesh si operatori më i madh në tregtimin e naftës.

Në vitin 2022, “Kastrati Group” raportoi një qarkullim prej 93 miliardë lekësh (+50.7%), më se dy herë më të lartë se konkurrenti i dytë në listë, “GEGA OIL GROUP”, që qarkulloi 44.3 miliardë lekë (+22.7%).

“Kastrati sh.p.k.”, që kryen tregtimin me pakicë, kaloi në kompaninë e tretë më të madhe sipas xhiros, me të ardhura 21.5 miliardë lekë (rritje 40%).

“Europetrol Durrës Albania” zbriti në vend të katërt në vitin 2022, me qarkullim vjetor prej 19.8 miliardë lekësh, me rritje 7%. “Skënderi G”, tregtuesi me pakicë i “Europetrol”, u rrit me 31%, në 8.5 miliardë lekë.

Në rritje të shpejtë ishte “Eroil”, që pothuajse dyfishoi qarkullimin në 15.7 miliardë lekë (+84%).

“Bolv Oil” deklaroi dyfishim të ardhurash, në 13.6 miliardë lekë. “Olsi sh.p.k.”, operatori tjetër i grupit, që tregton karburante me pakicë, shënoi rritje prej 42%, në 7.6 miliardë lekë.

“Tenet”, me aktivitet në transportin dhe tregtimin me shumicë të naftës e gazit, kishte ecuri të fortë, me rritje prej 91%, në 8.6 miliardë lekë. Kompania është 50% në pronësi të “Kastrati”.

“Al.Global Oil”, që bleu rafinerinë e bitumit të ARMO-s mbi tre vite më parë, ka raportuar të ardhura 4.1 miliardë lekë, me rënie 10.3%.

Ndryshe nga pesha në qarkullimin vjetor, sipërmarrjet e tregtimit të karburanteve kanë pak ndikim në ekonomi, si në drejtim të punonjësve, ashtu edhe vlerës së shtuar.

Kontributi më i madh është në pagesën e TVSH-së, ndërsa norma e fitimit e deklaruar është shumë e ulët, mesatarisht 1-2%.

Me përjashtim të bizneseve të konsoliduara, subjektet e tregtimit të karburanteve kanë luhatjen më të madhe në hyrje-daljet e listës së më të mëdhave. Operatorët e tregut pohojnë se sa e lehtë është të hysh në këtë biznes, po aq e lehtë është dhe të dalësh.

Në vitin 2022 ka pasur hyrje të reja në renditjen e më të mëdhave, si “Everest Oil”, që rriti të ardhurat me 155% në 4.6 miliardë lekë, dhe “Veliaj Petrol”, me dyfishim të aktivitetit, për të arritur një xhiro në gati 2.9 miliardë lekë./ Monitor

Burimi: Ministria e Financave
Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria mbledh taksat, në treg ka mungesë lekësh. Banka e Shqipërisë injekton 15.9 miliardë lekë

Para

5 tregues se keni arritur ekuilibrin punë-jetë

Para
5 tregues se keni arritur ekuilibrin punë-jetë

5 tregues se keni arritur ekuilibrin punë-jetë

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar