• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ministri i ri i Financave me bizneset franceze, takim me Ministrin e Deleguar të Tregtisë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ministri i ri i Financave me bizneset franceze, takim me Ministrin e Deleguar të Tregtisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete zhvilloi një takim zyrtar me Ministrin e Deleguar përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Francezët jashtë vendit të Republikës Franceze, Olivier Becht, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Vizita zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Biznesit dhe Ministerialin e Ministrave të Ekonomisë të vendeve të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet ditën e nesërme, më 26 shtator, në Tiranë.



Në këtë vizitë, Becht shoqërohet edhe nga një grup përfaqësuesish të biznesit francez, të cilët do të jenë pjesë e Forumit të Biznesit, si edhe do të zhvillojnë takime në Tiranë me qëllim zgjerimin e investimeve të kompanive franceze në Shqipëri.

Gjatë takimit, Mete dhe Becht vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ekonomike dhe tregtare që ekzistojnë mes dy vendeve dhe u shprehën se ka ende hapësira për forcimin e tyre në të ardhmen.

Ministri Mete falënderoi ministrin francez për mbështetjen që Franca ka dhënë dhe vazhdon të japë për Shqipërinë, në kuadër të reformave të ndërmarra nga Qeveria, zhvillimit ekonomik dhe procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Në mënyrë të veçantë, Mete evidentoi mbështetjen financiare që qeveria franceze jep për vendin tonë, duke mbështetur reformën në sektorin e energjisë, reformën e ujit, projektin e barazisë gjinore, etj.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë bëri një prezantim të shkurtër të situatës ekonomike në vend dhe mundësitë që ai ofron për investitorët e huaj, si edhe shprehu interesin e palës shqiptare që biznesi francez të zgjerojë prezencën e tij në vendin tonë, duke investuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si energjia, transporti, turizmi, etj.

Nga ana e tij, Ministri Becht falënderoi z. Mete për mikpritjen dhe shprehu përgëzimet lidhur me organizimin nga ana e Shqipërisë të Forumit të Biznesit dhe Ministerialit të datës 26 shtator, ndërsa theksoi rëndësinë e madhe të procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Becht tha se Franca mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe inkurajoi Ministrin z. Mete në vijimin e reformave.

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës ka njohur rritje në vitet e fundit. Prezenca e investimeve franceze në vendin tonë ka pasur një trend rritës përgjatë viteve 2018-2022, duke shënuar vlerën më të lartë përkatësisht 445 milionë Euro në fund të vitit 2022. Sipas të dhënave, në territorin e Shqipërisë janë aktive 433 kompani me pronësi franceze. Ndër to, 322 kanë kapital 100% të huaj, ndërsa 111 prej tyre kapital të përbashkët.

Etiketa: aktualitet
Pas

Viti më i mirë turistik ndonjëherë, 7.2 milionë turistë deri në gusht

Para

Çfarë vjen pas “Standard & Poor’s”? E tregon ish ministri i Financave

Para
Çfarë vjen pas “Standard & Poor’s”? E tregon ish ministri i Financave

Çfarë vjen pas “Standard & Poor’s”? E tregon ish ministri i Financave

Të Gjitha

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

nga Fast News
09:54 | 11/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
09:47 | 11/05/2025
0

Recent News

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

10:00 | 11/05/2025
Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

09:57 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar