• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Luhatet besimi tek ekonomia, optimistë vetëm ndërtimi dhe shërbimet

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Luhatet besimi tek ekonomia, optimistë vetëm ndërtimi dhe shërbimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Besimi i agjentëve ekonomik, si biznesi dhe konsumatorët tek ekonomia e vendit ka pësuar luhatje. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë mbi besimin në ekonomi, industria, tregtia dhe konsumatorët janë treguar pesimistë. Të pakënaqur nga prodhimi aktual dhe kontratat porositëse, besimi në industri ra me 5 pikë përqindje. Ndërsa sektori i tregtisë shprehet pesimist mbi ecurinë aktuale të bizneseve duke regjistruar një rënie me 2.8 pikë përqindje.

Ndrëkohë që vetëm shërbimet dhe ndërtimi, janë sektorët që përcjellin pritshmëri më pozitive gjatë muajit gusht. Pas 2 muajsh në rënie, sektori i shërbimeve kanë shfaqur optimizmin më të lartë në anketë, falë rekuperimit të kërkesës, që lidhet kryesisht edhe me performancën e turizmit. Në nivele të larta besimi paraqitet dhe ndërtimi, një prej kontribuuesve kryesor në rritjen ekonomike.



Të ndikuar nga këta dy sektorë, treguesi i ndjesisë ekonomike në muajin gusht u rrit me 2.1 pikë në krahasim me muajin korrik, duke arritur në nivelin 114.1.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 5 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar nga vlerësimet jo optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse. Megjithatë, niveli i TBI-së qëndron 8.8 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve për prodhimin në këtë sektor dhe për çmimet që këto biznese do të vendosin në të ardhmen, janë në rënie.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 5.1 pikë përqindje në muajin gusht. Ky tregues qëndron rreth 30 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin janë në rritje dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit ndjeshëm me 8.6 pikë përqindje në muajin gusht. Niveli i TBSH-së qëndron në intervalin e vlerave më të larta historike, rreth 24.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje të fortë. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u tkurr me 2.8 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit. Në të kundërt, bizneset e sektorit presin një rritje të porosive dhe të ecurisë së biznesit në të ardhmen e afërt. Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 12.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rënie.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) vijoi të bjerë lehtësisht edhe në muajin gusht, me 0.5 pikë përqindje. Megjithë rënien e dy muajve të fundit, niveli aktual i treguesit mbetet 1.6 pikë përqindje mbi mesataren historike. TBK, këtë muaj, u përcaktua nga pritjet më pak optimiste për situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar për lart.

Etiketa: aktualitet
Pas

Femrat më inteligjente për multi-detyra?

Para

Kur e doni atë që bëni, thjesht nuk ju duket punë!

Para
Kur e doni atë që bëni, thjesht nuk ju duket punë!

Kur e doni atë që bëni, thjesht nuk ju duket punë!

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar