• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çfarë vjen pas “Standard & Poor’s”? E tregon ish ministri i Financave

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Çfarë vjen pas “Standard & Poor’s”? E tregon ish ministri i Financave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Borxhi publik, defiçiti buxhetor dhe inflacioni janë disa nga komponentët kryesorë, sipas ekspertëve të ekonomisë, që ndikuan në ndryshimin e vlerësimit për Shqipërinë nga një vend me perspektivë të qëndrueshme në atë pozitive.

Vlerësimi i Agjencisë ndërkombëtare “Standard & Poor’s”, sipas ish-ministrit të Financave, Arben Malaj, do të përkthehet në përfitim për shumë sektorë, por më kryesorja në uljen e kostos së borxhit në ekonomi.

“Përftimi i parë që ka qeveria shqiptare është që kur operon në tregje ndërkombëtare për të marrë kredi, në bazë të këtij vlerësimi, e marrim huanë në një kosto më të ulët. Dhe për një hua me kosto të ulët dhe borxh i lartë, përfitimi i parë është që ulet kostoja e borxhit në ekonomi”, shpjegoi Malaj për A2 CNN.

Parashikimi i Agjencisë së vlerësimit se inflacioni do të bjerë gradualisht në nivelin e targetuar prej 3%, sipas Malajt, do të jetë një sfidë, pasi ende është shumë i lartë, sidomos inflacioni ushqimor: “Niveli i inflacionit është i lartë dhe godet aftësinë paguese të klasës së mesme. Harmonizimi i politikave monetare dhe fiskale dhe vënia në përparësi e reformave sturkturore do të mbajnë në kontroll inflacionin”.

Në sektorin e jashtëm, Malaj thotë se do të ndikojë kryesisht në rritjen e investimeve të huaja në vend: “Nëse një vend merr një vlerësim pozitiv nga këto kompani audituese, investitorët potencial e shohin si një normë fitimi të mirë dhe të garantuar. Përfitimet potenciale janë të larta, përfitimet reale varen nga menaxhimi i përgjithshëm i ekonomisë shqiptare”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por, në bazë të evoluimit të situatës ekonomike, Malaj thotë se këto vlerësime mund të ndryshojnë me kalimin e kohës nëse nuk ndërmerren reformat e duhura për përmirësimin e parametrave ekonomikë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Ministri i ri i Financave me bizneset franceze, takim me Ministrin e Deleguar të Tregtisë

Para

Barrierat në tregtinë mes rajonit, ministrat listojnë problemet që pengojnë tregun

Para
Barrierat në tregtinë mes rajonit, ministrat listojnë problemet që pengojnë tregun

Barrierat në tregtinë mes rajonit, ministrat listojnë problemet që pengojnë tregun

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

nga Fast News
11:30 | 13/01/2026
0

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

nga Fast News
11:00 | 13/01/2026
0

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

nga Fast News
10:30 | 13/01/2026
0

Dëmet në bujqësi nga përmbytjet, ministri Salla garanton fermerët për mbështetje

Dëmet në bujqësi nga përmbytjet, ministri Salla garanton fermerët për mbështetje

nga Fast News
09:47 | 13/01/2026
0

Recent News

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

11:30 | 13/01/2026
Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

11:00 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar