• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Harta me plazhet “ekonomike” në Shqipëri

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Harta me plazhet “ekonomike” në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Që edhe këto pushime vero1re do të ishin “të kripura”… kjo dihej. Kjo si pasojë e inflacionit ende në nivele të larta te pushimet, pijet, transporti që rrjedhimisht ndikojnë edhe te akomodimi.

Rrjedhimisht, këtë vit sipas pyetësorit të kryer nga Barometri i Ballkanit, 60 për qind e shqiptarëve pohuan se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit.

Megjithatë, zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ku një çift mund të zgjedhë të paguajë nga 75 deri në 200 euro për të fjetur një natë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Me gjithë shtrenjtimet, Shqipëria vijon të ofrojë çmime më të ulëta se vendet europiane e madje Rajonit. Sipas platformës Booking, një çift mund të akomodohet në plazhet e vendit për mesatarisht 65 euro, shifër kjo më e ulët se ajo që një turist do duhej të paguante në Turqi, Malin e Zi, Greqi. Itali apo Maltë.

“Normalisht ne jemi me një ofertë më të lirë se vendet e Rajonit, por me diferenca jo fort të mëdha. Kjo diferencë do të ngushtohet edhe më tej në vijim. Për çmimet e kontratave të mbyllura për vitin 2024 ne kemi çmime  thuajse të njëjta me Greqinë, Malin e Zi, Kroacinë etj.”, thotë Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, edhe në drejtim të parave të shpenzuara nga këta të fundi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 3 muajt e parë të vitit arritën në një nivel prej 624 milionë euro ose rreth 5 për qind më shumë se tremujori i parë i vitit 2022./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Ide biznesi fitimprurëse në Shqipëri me investime të ulëta

Para

Volkswagen, 192 miliardë dollarë investim për elektrifikimin dhe digjitalizimin

Para
Volkswagen, 192 miliardë dollarë investim për elektrifikimin dhe digjitalizimin

Volkswagen, 192 miliardë dollarë investim për elektrifikimin dhe digjitalizimin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Presidenti dekreton ligjin, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do bëhet me tatim 5%

Presidenti dekreton ligjin, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do bëhet me tatim 5%

nga Fast News
19:05 | 07/01/2026
0

Pse zakonet financiare vlejnë më shumë se synimet e Vitit të Ri

Pse zakonet financiare vlejnë më shumë se synimet e Vitit të Ri

nga Fast News
18:48 | 07/01/2026
0

Shtrenjtohen cigaret dhe duhani ‘vape’, qytetarët do paguajnë më shumë që nga janari

Shtrenjtohen cigaret dhe duhani ‘vape’, qytetarët do paguajnë më shumë që nga janari

nga Fast News
15:30 | 07/01/2026
0

8 zakonet e grave të suksesshme që kurrë nuk dorëzohen

8 zakonet e grave të suksesshme që kurrë nuk dorëzohen

nga Fast News
15:00 | 07/01/2026
0

Recent News

Presidenti dekreton ligjin, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do bëhet me tatim 5%

Presidenti dekreton ligjin, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do bëhet me tatim 5%

19:05 | 07/01/2026
Pse zakonet financiare vlejnë më shumë se synimet e Vitit të Ri

Pse zakonet financiare vlejnë më shumë se synimet e Vitit të Ri

18:48 | 07/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar