• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Përfaqësuesi i operatorëve turistikë: Reklama e tipit “Shqipëria, Maldivet e Evropës” na bën dëm

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Përfaqësuesi i operatorëve turistikë: Reklama e tipit “Shqipëria, Maldivet e Evropës” na bën dëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kliton Gërxhani, kreu i Shoqatës së Tur-operatorëve, deklaroi në A2 Business me Aurora Sulçen se reklamat e tipit “Shqipëria, Maldivet e Evropës” i bëjnë dëm vendit tonë.

Ai e argumentoi kështu deklaratën e tij: “Ne kemi një popullsi që po na rrallohet, që do të thotë se kemi pak njerëz që mirëpresin turistët. Duhet të mendohemi mirë se çfarë turizmi duam. Reklamat e tipit “Ejani në Shqipëri së është si Maldivet e Evropës” nuk na bëjnë mirë. Kjo sepse është gënjeshtër, ne e dimë që Maldivet kushtojnë 10 000 euro nata. Ishte si puna e Lumit të Shalës, që e prishëm duke e quajtur “Tajlanda e Evropës”. Ne duhet të kemi identitet në produktin tonë turistik. Nuk mund të themi se ofrojmë çdolloj gjëje se nuk e beson njeri këtë. Sa i përket Tiranës, mendoj që duhet të kontrollojë numrin e turistëve. Vijnë 4 milionë turistë në vit, që nuk është e lehtë kjo gjë”, tha Gërxhani.





Kliton Gërxhani, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve

Ndërsa, sipas Andi Seferit, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, fluksi i turistëve duhet parë me pozitivitet: “Kur diskutojmë për cilësinë e turistit që duam të vijë në Tiranë, që këtu është sukses. Fluksin e turistëve dua ta shikoj me pozitivitet. Ata po shkojnë në një vend që nuk e kanë parë, duke njohur Tiranën si qendër zhvillimi, që do të thotë se në të gjitha këndvështrimet, Tirana është kthyer në vëmendjen e botës. Në të gjitha orët shikon grumbullime turistësh në qytet. Kërkesa përgatit edhe ofertën. Ne kemi pasur risi për një numër shumë të madh apartamentesh që janë përgatitur si Airbnb, plus ka shumë marka hotelesh të mëdha, që do të thotë se po ridimensionohemi në mënyrë bashkëkohore. Jemi në ndërtim e sipër në këtë fushë, patjetër që ka probleme dhe ka nevojë për përmirësim”.

Nevila Popa, eksperte për turizmin, mendon se shtimi i turistëve në kryeqytet ka ardhur nga disa arsye: “Mediat ndërkombëtare kanë shkruar shumë për Tiranën. Fluturimet janë shtuar, Tirana ka qenë për dy vite me radhë Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe promovimi e ndihmon vendin për t’u njohur. Mënyra se si duhet ta menaxhojmë është tjetër. Tirana është vendi ku ka turizëm biznesi. Ajo që ka ndodhur pas pandemisë është që e kemi parë qytetin ndryshe. Është ndihmuar shumë nga fluturimet direkte nga Lindja e Mesme, që vijnë individë që prenotojnë vetë hotelin dhe qëndrojnë një javë të stacionuar”.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Pas 100 vjetësh, Parisi do të kthejë notin në lumin e Senës

Para

DASH kritika të forta për klimën e biznesit: Korrupsioni dhe paratë e pista dëmtojnë konkurrencën

Para
DASH kritika të forta për klimën e biznesit: Korrupsioni dhe paratë e pista dëmtojnë konkurrencën

DASH kritika të forta për klimën e biznesit: Korrupsioni dhe paratë e pista dëmtojnë konkurrencën

Të Gjitha

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

nga ro ot
16:45 | 07/07/2025
0

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

nga Fast News
09:47 | 07/07/2025
0

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

nga Fast News
09:44 | 07/07/2025
0

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

nga Fast News
09:42 | 07/07/2025
0

Recent News

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

16:45 | 07/07/2025
Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

09:47 | 07/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar