• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ngadalësohet ekonomia, rritet me ritmet më të ulëta që nga pandemia

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ngadalësohet ekonomia, rritet me ritmet më të ulëta që nga pandemia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia ëhstë ngadalësuar në tremujorin e parë të këtij viti. Instituti i Statistikave raporton se në këtë periudhë, ekonomia iu rrit me vetëm 2.72% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, ndikim pozitiv në rritjen ekonomike kanë dhënë degët: Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,62 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,60 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,53 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,50 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,42 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,19 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,16 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,11 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,10 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi grupi: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,14 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan negativisht me -0,38 pikë përqindje.

Ngadalësimi I ritmeve të rritjes së ekonomisë reflekton pasojat që po sjell emigracioni i lartë që ka prekur konsumin dhe rritja e çmimeve. Qeveria shqiptare dhe institucionet financiare ndërkombëtare, si FMn dhe Banka Botërore kanë parashikuar këtë vit një rritje më të ulët për ekonominë tonë, në nivelet 2-2.5%.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Kreditë e buta për administratën, ndryshon pragu i të ardhurave. Ja si do të ndahen

Para

Bizneset dhe konsumatorët më skeptikë, ngadalësohet rritja e besimit në ekonomi

Para
Bizneset dhe konsumatorët më skeptikë, ngadalësohet rritja e besimit në ekonomi

Bizneset dhe konsumatorët më skeptikë, ngadalësohet rritja e besimit në ekonomi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar