Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bizneset dhe konsumatorët më skeptikë, ngadalësohet rritja e besimit në ekonomi

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Bizneset dhe konsumatorët më skeptikë, ngadalësohet rritja e besimit në ekonomi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse qëndron në terren pozitiv, përmirësimi i besimit konsumator është ngadalësuar ndjeshëm në qershor, në krahasim me muajt e mëparshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 0.8 pikë muajin a kaluar. Aktualisht, niveli i TNE-së qëndron 19.6 pikë mbi mesataren afatgjatë, niveli më i lartë historik.

Rritja e TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit e tregtisë si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 2.2 pikë përqindje në muajin qershor, duke shënuar nivelin më të lartë historik. Ky tregues qëndron 37 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Ndërkohë, si pritjet për punësimin ashtu edhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u ngadalësua me 1.6 pikë përqindje në muajin qershor. Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron rreth 27.5 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë duke shënuar një nga vlerat më të larta historike  Rënia e komponentit të ecurisë aktuale të aktivitetit ka ndikuar dhe në ngadalësimin e treguesit të besimit të sektorit përkatës. Ndërkohë, niveli i kërkesës ka regjistruar përmirësim. Pritjet e bizneseve për kërkesën dhe punësimin në të ardhmen janë pothuajse në të njëjtat nivele me aktualen. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen nuk kanë pësuar ndryshime të rëndësishme në krahasim me muajin e kaluar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në tregti (TBT) vijoi prirjen rritëse, me rreth 0.7 pikë përqindje në këtë muaj. Kjo lëvizje u ndikua kryesisht nga vlerësime shumë optimiste mbi ecurinë e punësimit në të ardhmen të biznesit. Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet për ecurinë e punësimit në të ardhmen u vlerësuan me rënie të rëndësishme këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) rezultoi i përmirësuar me rreth 0.6 pikë përqindje në muajin qershor. Niveli i tij, prej muajit mars, qëndron mbi mesataren historike, për herë të parë që nga muaji shtator 2021. Përmirësimi i TBK-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësimi më pozitiv i tyre për blerje në shuma të mëdha aktuale dhe në të ardhmen . Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.Treguesit me frekuencë tremujore1 shfaqën një ecuri pozitive me bazë të gjerë sektoriale për treguesin e gjendjes financiare të bizneseve krahasuar me rezultatet e vrojtimeve të tre muajve më parë.

Gjendja financiare e bizneseve u përmirësua gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, në sektorin e industrisë (+8.8 pikë përqindje), ndërtimit (+4.7 pikë përqindje), shërbimeve (+7.9 pikë përqindje) dhe tregtisë (+6.6 pikë përqindje).Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënoi rritje në sektorët e shërbimeve (+0.5 pikë përqindje, në nivelin 82%) dhe tregtisë (+0.3 pikë përqindje, në nivelin 77%). Ndërkohë, në sektorin e ndërtimit ky tregues mbeti i pandryshuar në vlerën 76%. Ky tregues rezultoi lehtësisht me rënie në sektorin e industrisë (-0.4 pikë përqindje, duke zbritur në 81.3%).

Etiketa: aktualitet
Pas

Ngadalësohet ekonomia, rritet me ritmet më të ulëta që nga pandemia

Para

Apartamentet po shiten në ajër edhe në jug, çmimet arrijnë deri në 3,500 euro/m2

Para
Apartamentet po shiten në ajër edhe në jug, çmimet arrijnë deri në 3,500 euro/m2

Apartamentet po shiten në ajër edhe në jug, çmimet arrijnë deri në 3,500 euro/m2

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Mbi 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, më shumë se gjysma për punë

Mbi 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, më shumë se gjysma për punë

nga Fast News
14:27 | 24/08/2026
0

Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

nga Fast News
13:59 | 24/08/2026
0

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

nga Fast News
10:35 | 24/08/2026
0

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

nga Fast News
10:29 | 24/08/2026
0

Recent News

Mbi 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, më shumë se gjysma për punë

Mbi 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, më shumë se gjysma për punë

14:27 | 24/08/2026
Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

13:59 | 24/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora