Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbret inflacioni në prill, por jo çmimet e ushqimeve

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Zbret inflacioni në prill, por jo çmimet e ushqimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në prill, inflaiconi ka zbritur në 4.6%, duke dhënë sinjale pozitive për zbutjen e rritjes së çmimeve. Shifra e publikuar nga Instituti i Statistikave tregon se kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ky tregues ka pësuar një rënie prej 1.6%.

Rënia e inflacionit në prill reflekton uljen e çmimeve të karburanteve, që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin rreth 240 lekë për litër, ndërsa këtë vit kanë zbritur poshtë 180 lekëve. Por çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të shtrenjta, duke dhënë ndikimin kryesor në inflacion. Sipas statistiukave, inflacioni i produkteve ushqimor ishte në prill 9.6%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,43 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,71 pikë përqindje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,6%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,2%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënoi ulje me 10,7%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 15,5%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 13,5 %, “mish” me 12,3%, “zarzavate përfshirë patatet” me 10,7%, “fruta” me 7,7%, “bukë dhe drithra” me 5,6%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 4,9%.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2023, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 0,9%, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6%, Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,5% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4%, “Shëndeti” me 0,3%, “Komunikimi” me 0,2%, “Veshje dhe këpucë” dhe Shërbimi arsimor” me 0,1% secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën më 1,1%, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2%.

Pas

Të pasurohesh fillon që nga mënyra se si mendon

Para

Guvernatori sqaron eksportuesit: Euro po bie nga ekonomia, ja si mund të mbroheni

Para
Guvernatori sqaron eksportuesit: Euro po bie nga ekonomia, ja si mund të mbroheni

Guvernatori sqaron eksportuesit: Euro po bie nga ekonomia, ja si mund të mbroheni

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studentët e huaj zgjedhin Shqipërinë për studime/ Të rinjtë nga Italia, Kosova dhe vendet e rajonit dominojnë regjistrimet

Studentët e huaj zgjedhin Shqipërinë për studime/ Të rinjtë nga Italia, Kosova dhe vendet e rajonit dominojnë regjistrimet

nga Fast News
12:30 | 03/07/2026
0

Shqipëria në hartën e jahteve luksoze, potenciali miliarda euro që ende pret marina moderne

Shqipëria në hartën e jahteve luksoze, potenciali miliarda euro që ende pret marina moderne

nga Fast News
12:00 | 03/07/2026
0

Alarmi i studiuesve: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit

Alarmi i studiuesve: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit

nga Fast News
11:30 | 03/07/2026
0

Ndërtimi do të vijojë me vrull, por ndërtuesit vlerësojnë me rënie çmimet dhe kërkesën në të ardhmen

Ndërtimi do të vijojë me vrull, por ndërtuesit vlerësojnë me rënie çmimet dhe kërkesën në të ardhmen

nga Fast News
11:09 | 03/07/2026
0

Recent News

Studentët e huaj zgjedhin Shqipërinë për studime/ Të rinjtë nga Italia, Kosova dhe vendet e rajonit dominojnë regjistrimet

Studentët e huaj zgjedhin Shqipërinë për studime/ Të rinjtë nga Italia, Kosova dhe vendet e rajonit dominojnë regjistrimet

12:30 | 03/07/2026
Shqipëria në hartën e jahteve luksoze, potenciali miliarda euro që ende pret marina moderne

Shqipëria në hartën e jahteve luksoze, potenciali miliarda euro që ende pret marina moderne

12:00 | 03/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora