• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Thellohet pabarazia mes qarqeve. Tirana rrit të ardhurat për frymë, më të ulëtat në Kukës

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pabarazia mes rajoneve në Shqipëri është thelluar ndjeshëm. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për vitin 2021, ku konstaton se ka rritje të të ardhurave për frymë në Tiranë, Durrës dhe Fier., teksa të ardhurat për frymë janë ndjeshëm më të ulëta se mesatarja e vendit në Kukës, Lezhë dhe Shkodër.

Kështu, sipas INSTAT-it, në vitin 2021, niveli i PBB-së për frymë arriti në 660 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2020, PBB për frymë në terma nominale shënoi një rritje prej 13,72 %.



Në Veri, PBB për frymë është 525 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 13,42 %, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij rajoni është 20,49 % nën mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 795 mijë Lekë dhe pati një rritje në terma nominale me 14,03 %, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,36 % mbi mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 599 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 12,84 %, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë e këtij rajoni është 9,25 % nën mesataren e vendit. Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), në vitin 2021, ishte në Qarkun Tiranë, me 886 mijë Lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 13,83 %, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte 34,21 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku Fier me 714 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 14,29 %, krahasuar me vitin 2020.

PBB per frymë e këtij qarku ishte 8,17 % mbi mesataren e vendit dhe Qarku Gjirokastër me 683 mijë Lekë, i cili shënoi një rritje në terma nominale prej 10,68 %, krahasuar me vitin 2020. PBB per frymë e këtij qarku ishte 3,40 % mbi mesataren e vendit. Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark) në vitin 2021, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 395 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 8,74 %, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë e këtij qarku ishte 40,24 % nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Lezhë me rreth 461 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale 12,02 % ndaj vitit 2020.

PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,19 % nën mesataren e vendit dhe qarku Shkodër me 467 mije Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 13,20 % ndaj vitit 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte 29,25 % nën mesataren e vendit.

Instituti i Statistikave konstaton gjithashtu, se është rritur kontributi i Tiranës, Durrësit dhe Fierit në rritjen ekonomike të vendit, ndërsa kontributin më të ulët e jep Kukësi, Gjirokastra dhe Berati.

“Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2021, e ka dhënë Qarku Tiranë me +4,93 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Durrës me +1,07 pikë përqindje dhe Qarku Fier me një kontribut prej +0,66 pikë përqindje. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Kukës me +0,07 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Gjirokastër me një kontribut prej +0,08 pikë përqindje dhe Qarku Berat me një kontribut prej +0,11 pikë përqindje”, thekson INSTAT.

Pas

Samiti për Lidhshmërinë, “Lidhje të qëndrueshme – Ekonomi më të forta”

Para

Bie kredia për konsum, borxh në banka vetëm për banesa

Para
Bie kredia për konsum, borxh në banka vetëm për banesa

Bie kredia për konsum, borxh në banka vetëm për banesa

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar