• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Bizneset në “hall”, 2700 subjekte i bashkohen listës së debitorëve të tatimeve

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Bizneset në “hall”, 2700 subjekte i bashkohen listës së debitorëve të tatimeve

????????????????????

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesi po kalon një situatë të vështirë, duke reflektuar krizën ekonomike që po ndodh sot, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në 4 muajt e parë të vitit, rreth 2741 biznese janë futur në “listën e zezë” të  administratës tatimore, duke mos paguar detyrimet në kohë dhe duke bërë që rrjedhimisht asetet e tyre të bllokohen.

Sipas Tatimeve, deri më 30 Prill 2023 janë konkretisht 30 754 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore. Ndërsa fund i vitit 2022, u mbyll me 28.013 biznese me detyrime të pashlyera. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore  është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion.





Emrat e debitorëve bëhen publike me qëllim që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 10 vite më pare, të cilat ende nuk janë shlyer pasi tatimet njoftojnë se pasi ky detyrim paguhet, emir fshihet nga lista.

Shifra në rritje muaj pas muaj, tregon papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimore dhe në respektimin e afateve. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se gjendja e stokut të detyrimeve që sipërmarrjet duhet të paguajnë arrin në 146.8 miliardë lekë  apo 1.28 miliardë euro deri në fund të viti 2022.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Fryhet” administrata para zgjedhjeve, bashkitë punësojnë 1,859 persona

Para

Negocimi, 10 këshillat që duhet të zbatoni

Para
Negocimi, 10 këshillat që duhet të zbatoni

Negocimi, 10 këshillat që duhet të zbatoni

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar