• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tregtia në rajon/ Negociata për protokollin shtesë 7 të marrëveshjes së CEFTA-s

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet
0
Tregtia në rajon/ Negociata për protokollin shtesë 7 të marrëveshjes së CEFTA-s
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të pasurit e një mekanizmi të besueshëm për zgjidhje të kontesteve është esencial për bashkëpunim të suksesshëm ekonomik dhe rritje të tregtisë ndërmjet palëve të CEFTA-s dhe hyrjen e tyre të mëvonshme në tregun e vetëm të BE-së. Në Podgoricë u zhvilluan dy ditë negociata për Protokollin Shtesë 7, duke shënuar përparim në ngritjen e një Mekanizmi më efikas për Zgjidhje të Kontesteve (MZK).

MZK-ja nënkupton një proces të bazuar në rregulla për zgjidhjen e kontesteve që mund të lindin ndërmjet dy apo më shumë Palëve të përfshira në tregti. “Për të parandaluar efektin e dëmshëm në tregtinë dhe marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Palëve të CEFTA-s, duhet të kapërcehen barrierat tregtare dhe të zgjidhen kontestet.



Qëllimi i negociatave të vazhdueshme është krijimi i një mekanizmi të shpejtë, transparent, të adaptueshëm dhe ekonomik për zgjidhjen e kontesteve. Një sistem i tillë duhet të udhëhiqet nga rregulla, të jetë i pavarur, i paanshëm dhe përfundimisht i aftë të garantojë mbrojtje dhe zbatim. MZK i përmirësuar pritet të kontribuojë ndjeshëm në integrimin në kuadër të CEFTA-s, përmes parashikueshmërisë më të madhe”, pohoi z. Emir Gjikiq, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s.

David Hudson nga Drejtoria e Komisionit Evropian për Politika e Zgjerimit dhe Fqinjësisë (DG NEAR) theksoi se të pasurit e “një mekanizmi efektiv për zgjidhje të kontesteve u jep tregtarëve dhe investitorëve besim për ndërtimin e biznesit me tregje të reja. Kjo është arsyeja pse puna në kuadër të CEFTA-s për një mekanizëm të përmirësuar për zgjidhje të kontesteve është kaq e rëndësishme për nxitjen e tregtisë në Ballkanin Perëndimor. Është duke u bërë progres dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të arrihet një marrëveshje”.

Duke e pranuar rëndësinë e miratimit të mekanizmit efektiv të CEFTA-s për zgjidhje të kontesteve, znj. Jovana Kruniq, Drejtore e Përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi theksoi se finalizimi i negociatave për Protokollin Shtesë 7 për Zgjidhjen e Kontesteve është përcaktuar si një nga Prioritetet e Kryesimit të CEFTA-s 2023, si dhe i inkurajoi të gjitha Palët e CEFTA-s që të vazhdojnë me qasjen konstruktive në negociata me qëllim mbylljen e çështjeve të mbetura të hapura dhe përfundimin e negociatave gjatë këtij viti dhe kryesimit të Malit të Zi.

Ajo nënvizoi se një mekanizëm për zgjidhje të kontesteve që funksionon mirë mund të sjellë shumë përfitime për marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe Palët e saj.

Mekanizmi mund të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e kontesteve tregtare në kohën e duhur dhe në mënyrë efikase, duke ulur kështu pasigurinë dhe duke rritur parashikueshmërinë për bizneset dhe investitorët. Kjo mund të nxisë edhe pajtueshmërinë me rregullat dhe zotimet e marrëveshjes, duke ndikuar kështu edhe në nxitjen e kushteve të barabarta për të gjitha Palët.

Negociatat për Protokollin Shtesë 7 të CEFTA-s u iniciuan në vitin 2020 dhe janë të frymëzuara nga sistemi i OBT-së dhe modeli i BE-së. MZK përfshin konsultim ose negocim, ndërmjetësim dhe arbitrazh për të lehtësuar zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta ndërmjet Palëve në konteste. Protokolli Shtesë 7 do të rregullojë procedurat e ndërmjetësimit, rregullat e konsultimit, procedurat për zgjidhje të kontesteve, procedurat e pajtueshmërisë, shqyrtimin e pajtueshmërisë dhe Kodin e Sjelljes për anëtarët e trupës së arbitrazhit, përveç dispozitave të përgjithshme në lidhje me afatet, kostot dhe logjistikën.

Negociatat për Protokollin Shtesë 7 mbështeten nga projekti i UNCTAD-it “Monitorimi dhe raportimi i masave jo-tarifore, dhe mbështetja për zbatimin e Mekanizmit të CEFTA-s për Zgjidhje të Kontesteve”, me financim nga Komisioni Evropian. “Projekti u ofron negociatorëve asistencë ligjore, në mënyrë që ata të arrijnë një marrëveshje për një mekanizëm modern dhe efektiv.

Aktivitete të tjera të ndërlidhura do të mbështesin zbatimin e AP7 sapo të miratohet dhe do të rrisin vetëdijesimin e bizneseve. Ai gjithashtu do të mbështesë përpjekjet për monitorimin e MJT-ve dhe transparencën e rregulloreve në lidhje me tregtinë”, tha përfaqësuesi i UNCTAD-it.

“Konfliktet tregtare lindin natyrshëm dhe zgjidhje efektive e tyre ndihmon edhe në parandalimin e barrierave dhe mbështet një treg të zgjeruar e më të madh për kompanitë. Ne i shohim palët e CEFTA-s që gjenerojnë biznes në shkallë më të gjerë, dhe po i sheshojnë pengesat që u dalin rrugës duke pasur një mekanizëm efektiv për zgjidhje të kontesteve”, shtoi UNCTAD-i.

Rregullat aktuale për zgjidhjen e kontesteve janë përcaktuar në Marrëveshjen e CEFTA-s. Mekanizmi fillestar për zgjidhje të kontesteve rezultoi i paefektshëm për realitetin e ri dhe kërkonte reforma serioze për shkak të përdorimit të kufizuar të tij, pasi që forcimi i bashkëpunimit ekonomik çoi në rritjen e flukseve tregtare dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Palëve.

Pas

Rekorde të reja të çmimeve të ushqimeve në Eurozonë, pritet shtrenjtim edhe në Shqipëri

Para

Si të përgjigjeni kur ju pyesin “çfarë rroge dëshironi”?

Para
Si të përgjigjeni kur ju pyesin “çfarë rroge dëshironi”?

Si të përgjigjeni kur ju pyesin “çfarë rroge dëshironi”?

Të Gjitha

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

nga Fast News
09:54 | 11/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
09:47 | 11/05/2025
0

Recent News

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

10:00 | 11/05/2025
Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

09:57 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar