• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Qeveria miraton projektligjin e pagave, Rama: Ja kujt do t’i bëhet paga 900 euro

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Qeveria miraton projektligjin e pagave, Rama: Ja kujt do t’i bëhet paga 900 euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria miraton projektligjin për reformën e pagave. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Rama deklaroi se do të ketë një sërë kategorish që do të preken nga rritja e pagave, duke filluar me punonjësit e administratës, mësuesit, infermierët, mjekët, zjarrfikësit, punonjësit e sigurisë.

Rritja do të bëhet në dy faza. Në hapin e parë, rritje do të marrin mësuesit, punonjësit e sigurisë, mjekët dhe infermierët. Ndërsa rritja e radhës do të bëhet pasi projektligji të miratohet në Kuvend.



“Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se, në harkun e një vit,i paga mesatare në Republikën e Shqipërisë do shkojë nga 563 euro në 900 euro. Të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet e zakonshme shqiptare presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tyre. Është e rëndësishme për ne që të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë.

Ia kemi dalë të rezistojmë plagëve dhe problemeve të rënda. Sot mund t’ju themi të gjithëve se është dita për të marrë ato vetë, drejtpërdrejtë në arkën e tyre familjare, frute nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri këtu. Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra. Detyra jonë tu japim shqiptareve maksimumin e produktit të reformave. Specialistët më të ulët që punojnë në administratën qendrore do të kenë një rritje nga 49 mijë lekë në 81 mijë lekë.

Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Infermierët do të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh, kjo bazë shkon edhe mbi 90 mijë lekësh në bazë të pozicionit në punë.

Kemi rritur pagat për FA, kemi rritur pagat për gjithë sistemin e sigurisë, do i rrisim, kemi rritur pagat për zjarrfikësit. Do të rrisim pagat për zjarrfikësit, do e çojmë deri në 80 mijë lekë. Hapi i parë do të jetë tani me mësuesit, me sigurinë dhe mjekët e infermierët. Ky hapi i parë për të gjithë të tjerët do jetë pasi parlamenti do kalojë projektligjin. Hapi i dytë do jetë për vitin e ardhshëm ku do bëjmë të gjithë plotësimin e kuadrit të kësaj reforme dhe do mbërrijmë në pagën mesatare 900 euro”, tha Rama.

Kryeministri tregoi edhe si do të nxitet sektori privat të rrisë pagat.

“Është një proces i ndërthurur sepse rritja e pagave në sektorin publik rrit patjetër dhe aftësinë e sektorit publik për të thithur burime njerëzore më të kualifikuar. Nga kjo sektori privat do të jetë i detyruar të rrisë pagat. Sot pagat në sektorin privat  po rriten me shpejtësi. Sot jemi në një situatë ku kemi filluar një proces komunikimi me sipërmarrjen private për  të sensibilizuar sipërmarrësit lidhur me domosdoshmërinë, e mbrojtjes së kapitalit njerëzor.

Ne jemi optimistë dhe shikojmë shenja pozitive nga sektorët private. Natyrisht do të marrim dhe masa tjera. Për ne nuk është vetëm rritje pagash por dhe mbrojtje e punonjësve dhe punëtorëve në kompani të ndryshme nga shfrytëzimi”, u shpreh kreu i qeverisë.

Pas

Studimi 85-vjeçar i Harvardit zbulon llojin e punës që i bën njerëzit më të pakënaqur

Para

Inflacioni pëson rënie në mars, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta

Para
Inflacioni pëson rënie në mars, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta

Inflacioni pëson rënie në mars, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar