• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pse të aftët për punë janë inaktivë? Ekspertët: Mënyra e shpejtë e të fituarit dhe luksi bën që të mos kërkojnë sfida

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Pse të aftët për punë janë inaktivë? Ekspertët: Mënyra e shpejtë e të fituarit dhe luksi bën që të mos kërkojnë sfida
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sfidat e tregut të punës në vendin tonë u diskutuan në studion e A2 Business të gazetares Aurora Sulce me ekspertin për çështjet e punësimit Dritan Mezini dhe ekspertët për ekonominë Flobenc Dilaveri dhe Daniel Guçe.

Mezini renditi një sërë arsyesh se pse një pjesë e të aftëve për punë janë inaktivë, që nga mungesa e një pune specifike, të ardhurat nga jashtë apo mundësia për t’u larguar nga vendit. Sipas tij të rinjtë duhet të kuptojnë kërkesat në treg dhe të përshtaten me tregun e punës.



“Unë mendoj që kërkojnë një punë specifike që ende nuk e gjejnë dhe janë në qëndrim pasiv, ose kanë njerëz jashtë që mbështet të qenurit e tyre të papunë këtu me të ardhura të mjaftueshme, ose po shohin ndonjë mundësi për t’u larguar nga vendi ose po mendon të riaftësohet, si kurse trajnimi për t’u riaftësohet me qëllim që të ketë mundësi të gjejë vendin e punës që i përshtatet.

Nga ana tjetër edhe kjo lidhja me vendeve të punëve të lira dhe aftësive elementët e këshillimit të karrierës, mund të jenë më të kualifikuar ata duhet ta dinë. Duhet të kërkojnë më shumë këshillim e zgjidhje.  Më shumë se diploma kërkohet aftësia për t’u përshtatur zgjedhjeve. Të kuptojë kërkesat në treg dhe të kuptojë ku ndodhet”.

Eksperti Dilaveri e shikon këtë fenomen si një trend botëror që nisi nga pandemia. Sipas tij mënyra e shpejtë e të fituarit dhe luksi bën që njerëzit të mos kërkojnë sfida, por të pranojnë të jenë në pritje të diçkaje të madhe dhe të mos aftësohen.

“Është një fenomen që po e shohim pas pandemisë dhe këtej dhe është trend botëror. Modelet që janë krijuar te ne, mënyra e shpejtë e të fituarit në individë të caktuar, jeta e lehtë dhe luksi bën që njerëzit të mos kërkojnë sfida, por të pranojnë që më mirë të jenë në pritje të diçkaje të madhe, të mos aftësohen e të kërkojnë punë.

Dilaveri renditi sektorët që kanë mungesën më të madhe të fuqisë punëtore, ku sipas tij kryesojnë shërbimet.

“Sektorët që kanë mungesën më të madhe të fuqisë punëtore janë të gjitha fushat, por shërbimet janë ato që vuajnë më shumë. Po të shmangim Tiranën, në rrethe, problematikat janë më të mëdha. Baret, restorantet, hoteleritë. Ndihet edhe më shumë se shërbimet ndihen më shumë në jetën e përditshme”.

Ndërsa për ekspertin Guçe, ajo që universitetet kanë bërë gabim është që kanë përgatitur studentë të arsimuar, por jo të jenë gati për sektorin publik e privat. Dhe për këtë sipas tij ka ndihmuar modeli i kurrikulave.

Përsa i takon rritjes së pagave në sektorin privat, pas kërkesës së kryeministrit Rama, ekspertët ndanë mendimin se kjo bëhet në mënyrë individuale në bazë të produktivitetit

“Nëse ka njerëz të talentuar dhe prodhojnë vlerë, sipërmarrja ka mundësi t’i nxisë me rritje page. Në finale është produktiviteti. Gjithsecili duhet të luftojë që paga e tij të rritet, nuk i ngelet në dorë vetëm sipërmarrjes që të bëjë rritje formale e artificiale”, u shpreh Mezini.

Pas

Paradokset e tregut të punës/ Pse një pjesë e shqiptarëve refuzojnë të punojnë?

Para

Deklarata e fortë e sipërmarrësit: Do të doja t’i kisha të gjithë punëtorët shqiptarë, por është e pamundur

Para
Deklarata e fortë e sipërmarrësit: Do të doja t’i kisha të gjithë punëtorët shqiptarë, por është e pamundur

Deklarata e fortë e sipërmarrësit: Do të doja t’i kisha të gjithë punëtorët shqiptarë, por është e pamundur

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar