• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pse është thelluar pabarazia? Shpjegimi i thjeshtë për të kuptuar pse janë shtuar të varfërit

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Pse është thelluar pabarazia? Shpjegimi i thjeshtë për të kuptuar pse janë shtuar të varfërit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore konstaton se pas pandemisë, pabarazia është thelluar. E thënë ndryshe, të pasurit janë bërë më të pasur dhe të varfërit, më të varfër. Madje, Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon. Producentja Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN, Aurora Sulce ka përkthyer pabarazinë me të ardhura, duke e shpjeguar me grafikë që të jetë e kuptueshme për të gjithë.

Me sa të ardhura jetojnë sot shqiptarët?

E dhëna e fundit zyrtare është ajo e vitit 2020, që përkon me nisjen e pandemisë. Të ardhurat për frymë kanë zbritur në 579 mijë lekë në vit, ose 48.2 mijë lekë në muaj për individ.

Në Shqipëri, pjesa dërrmuese e shqiptarëve i sigurojnë të ardhurat e tyre nga pagat dhe pabarazia e fortë nis që këtu.

48.9% e totalit të të punësuarve janë me pagë deri në 40 mijë lekë që është edhe paga minimale. Ndërkohë që vetëm 5.4% janë të punësuarit me pagë të lartë, mbi 120 mijë lekë.

Por cilat janë qarqet me nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë, ku janë të përqëndruar edhe pjesa më e madhe e të punësuarve sipas pagave? Të dhënat e INSTAT tregojnë se Tirana, Fieri, Gjirokastra dhe Durrësit kanë nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë nga 563 mijë lekë në Durrës deri në 777 mijë lekë në Tiranë.

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë edhe përqëndrimin më të madh të popullsisë, në bazë të lëvizjeve migratore, ndërsa niveli i lartë i të ardhurave për frymë në Gjirokastër shpjegohet me remitancat nga emigrantët dhe jo me zhvillimin ekonomik.

Por cilët janë qarqet me nivelin më të ulët të ardhurave për frymë? Sipas INSTAT, rezultojnë Kukësi, lezha, Shkodra, Elbasani, Dibra dhe Korca. Të ardhurat për frymë variojnë nga 364 mijë lekë në vit në Kukës, që është edhe qarku më I varfër I vendit në 434 mijë lekë në Korcë.

Niveli i të ardhurave është i lidhur me aktivitetin ekonomik. Ajo që të dhënat tregojnë qartë është zhvillimi ekonomik i vendit është përqëndruar në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Fier.

Është ky trekëndësh që kontribuon më shumë në rritjen ekonomike të vendit dhe rrjehdimisht, përfiton më shumë prej saj. Për pjesën tjetër të qarqeve mundësitë për të rritur të ardhurat janë minimale ose thuajse zero, cka bën që këto zona të kenë edhe nivelin më të lartë të emigrimit.

Pas

Seminari i FMN/ Ministrja e Financave: Përballuam tre kriza, ekonomia u rrit 4.84% vitin e kaluar

Para

10 mijë euro për frymë/ Ekspertët analizojnë premtimin e Ramës për rritjen e të ardhurave

Para
10 mijë euro për frymë/ Ekspertët analizojnë premtimin e Ramës për rritjen e të ardhurave

10 mijë euro për frymë/ Ekspertët analizojnë premtimin e Ramës për rritjen e të ardhurave

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar